2.2 C
Prizren
E enjte, 11 Dhjetor, 2025

Katër të rinj, sjellin një projekt të rëndësishëm në qytetin e Rahovecit

group“Duke parë ndotjen e ambientit në qytetin tonë, që dita e ditës nuk është duke u përmirësuar, ne menduam se si mund të kontribuonim në përmasimin e kësaj gjendje” ishte ajo çfarë Dhurata Krasniqi, Hatim Oruqi, Elona Morina dhe Selim Fazliu thanë sapo u kontaktuan nga RahovecPress.

Sipas tyre, projekti ka për qellim një ambient më të pastërt në qytetin e Rahovecit dhe ata pretendojnë qe këtë ta arrijnë përmes vetëdijesimit të qytetarëve me riciklimin e mbeturinave.
Përmes këtij projekti këta të rinj synojnë ngritjen e vetëdijes dhe ndryshimin e trajtimit ndaj plastikes mes nxënëseve të shkollave fillore dhe të mesme në Rahovec.
Projekti kombinon masa vetëdijesimi dhe synon që të krijojë një lidhje direkte mes riciklimit edhe përfitimit që nxënësit mund të kenë.

“Ndikimi që dëshirojmë të arrijmë është që marrëdhënia ndaj ambientit të ndryshojë mes të rinjve të Rahovecit” thonë këta të rinj. Ky projekt i cili është zgjedhur në mesin e pesë projekteve më të mira të cilat kanë konkurruar në UP SHIFT INNOVATIONS LAB, do të fillojë të implementohet në qytetin e Rahovecit nga 1 nëntori i këtij viti, dhe që nga kjo datë për tre muaj rresht do të realizohen shumë aktivitete në kuadër të tij.

Të rinjtë të cilët pretendojnë një ambient më të pastër në Rahovec shpresojnë që të kenë përkrahjen nga institucionet komunale të Rahovecit si dhe nga vet qytetarët e saj. Në përkrahje të këtij projekti tashme janë lajmëruar edhe shumë vullnetare të qendrës rinore “Students Helping Life – Kosova”./RahovecPress/

Më Shumë

2.5 milionë euro për Qendrën Kulturore në Rahovec dhe gati 1 milion për atë Turke në Mamushë – Kurti inspekton punimet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot komunat e Rahovecit dhe të Mamushës për të parë nga afër ecurinë e punimeve në dy...

Po finalizohen punimet në Shtëpinë e Kulturës në fshatin Pouskë të Zhupës

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se po shkojnë drejt përfundimit punimet në Shtëpinë e Kulturës në fshatin Pouskë të Zhupës, një projekt i realizuar...

Lajmet e Fundit