20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Këshilli Drejtues i UP-së, pa vendim rreth ankesës për kontratat e profesorëve

UP-rektoratiKëshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës të enjten nuk ka mundur të marrë asnjë vendim si përgjigje ndaj kërkesës së katër profesorëve që mbajnë poste të larta publike në institucionet e vendit, shkruan sot KOHA Ditore.

Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Arsim Bajrami, ministër i Arsimit, Haki Demolli, ministër i Forcës dhe i Sigurisë dhe Hajredin Kuçi, ministër i Drejtësisë, i janë drejtuar një ditë më parë këtij organi me një shkresë kundër vendimit të rektorit të Universitetit për ndryshimin e statusit dhe të pozitës së profesorëve të rregullt të UP-së.

Nëpërmjet këtij vendimi, profesorët e rregullt të UP-së, të cilët janë të zgjedhur ose të emëruar në institucione tjera, do të kenë statusin e profesorëve të angazhuar.

Po ashtu, ata do të paguhen vetëm për orët që mbajnë dhe nuk u njihet e drejta e gjysmënormës, përcjell koha.net. Por këtë vendim e kanë quajtur joligjor katër profesorët, që njëherësh janë edhe shefa në katër institucione të rëndësishme të vendit.

Më Shumë

Malisheva mobilizohet kundër EHKK-së, formohet shtabi emergjent

Me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është formuar Shtabi për menaxhimin e situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK), me qëllim...

Prizreni diskuton rishikimin e Grantit të Performancës Komunale me partnerët ndërkombëtarë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot konsulentin ndërkombëtar për rishikimin e Grantit të Performancës Komunale, Gerhard Van’t Land, si dhe...

Lajmet e Fundit