Këto janë dënimet, nëse i kundërshtoni masat e qeverisë për koronavirusin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për masa të reja për luftimin e koronavirusit në vend.

Ndër to janë: Ndalimi i qarkullimit i automjeteve në orar të caktuar (përjashtim automjetet zyrtare të cilat ndihmojnë në menaxhimin e pandemisë);

Ndalohet qarkullimi i qytetarëve në oraret 10:00 – 16:00 dhe 20:00-06:00 (përveç rasteve urgjente dhe me nevoja të veçanta)

Ndalohen çdo tubim: ahengje, ceremoni, dasma, party (në të gjitha ambientet), dhe funeralet (vetëm familjarët e ngushtë), të cilat nuk garantojnë distancën 2 metra.

Në bazë të ligjit pet parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, përpos institucioneve duhet të marrin pjesë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në rast të mos zbatimit të këtyre masave qytetarët mund të ndëshkohen nga 1 mijë deri në 2 mijë euro ndërsa personat juridik nga 3 mijë deri në 8 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Me këto gjoba mund të ndëshkoheni edhe në rastet kur konstatoni sëmundjen dhe nuk e paraqisni, nuk i zbatoni masat higjienike dhe masat e tjera për mbrojtjen nga sëmundjet ngjitëse.

Nga 250 deri 1 mijë euro mund të ndëshkoheni në rast se refuzoni të izoloheni apo të shtriheni në spital, në rast se vazhdoni të punoni ndonëse jeni i sëmurë me sëmundje ngjitëse.

Nga 1 mijë deri në 2 mijë euro mund të ndëshkoheni në rast se mbani në punë personin i cili ka sëmundje ngjitëse.

Deri më tani në Kosovë 63 persona janë të infektuar me covid-19 dhe një i vdekur nga ky virus.

Më Shumë

Arrestohen tre persona në Suharekë, dyshohen për rrëmbim dhe sulm ndaj dy personave

Të shtunën janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi dyshohet se më 29 prill, rreth orës 21:32, kanë sulmuar fizikisht dy viktima. Sipas informacioneve nga...

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Lajmet e Fundit