Këtu humb kuptimin çdo gjë, grushtohen bashkëlojtarët

Një ngjarje shumë e çuditshme është regjistruar në takimin e Ligës së Dytë të Francës Quevilly – Auxerre, që përfundoi me rezultatin 4-1.

Në minutën e 81-të, dy lojtarët e skuadrës mike, Polomat dhe Barreto, u zunë me grushta në mesin e fushës dhe u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë, që situata të qetësohej.

Në këtë moment gjyqtari francez, Mokhtari nuk i ka kursyer kartonat e kuq, duke i nxjerrë të dy futbollistët me karton të kuq. Një rast me të vërtet i rrallë në futbollin profesionist, që dy shokë skuadre të ndëshkohen me karton të kuq, pas zënkës me njëri-tjetrin.

.

Më Shumë

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit