14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

“Klani” i Berishëve zëvendëson atë të Bunjakëve

Ardhja e Besart Berishës te Përfaqësuesja e Kosovës ka shtuar në tre numrin e Berishëve në ekip. Që të tre Berishët llogariten të rëndësishëm për formacionin e seleksionuesit Albert Bunjaki.

Valon Berisha kujdeset për mesfushën, Bernard Berisha për mesfushën dhe sulmin, kur Besarti pritet të jetë sulmuesi kryesor i ekipit për ndeshjen e radhës eliminatore, atë të 24 marsit kundër Islandës në Shkodër, shkruan sot Koha Ditore.

Kësisoj, “klani” Berisha do të zëvendësojë “klanin” Bunjaku, i cili pas lejes së FIFA-s për miqësore, më 2014, dominonte te Kosova. Ishin katër Bunjakë pa llogaritur edhe trajnerin Albert Bunjaki: Imran Bunjaku, Enis Bunjaku, Alban Bunjaku dhe Albert Bunjaku.

Nga ky grup tashmë nuk ka mbetur asnjë. I fundit ishte sulmuesi Albert Bunjaku, por ai u tërhoq para ndeshjes me Turqinë i pakënaqur me minutazhin.

Më Shumë

Urimi i Xheladinit për Fitër Bajram: Paqe dhe harmoni në familjet tuaja

Kryetari i Dragash, Bexhet Xheladini, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajrami, duke u përcjellë urimet më të përzemërta për shëndet,...

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Osmani R.A. në...

Lajmet e Fundit