6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

“Kolosët e teatrit serb” edhe me portretin e Bekim Fehmiut

Portreti i Bekim Fehmiut do të qarkullojë gjithandej botës me pullat postare të Serbisë. Aktori shqiptar me nam botëror është në mesin e tetë artistëve, figurat e të cilëve janë përfshirë në serinë e pullave portare të titulluar “Kolosët e teatrit serb”.

Këtë seri Posta e Serbisë e ka nxjerrë në qarkullim prej së martës, kur edhe është bërë përurimi i saj, në teatrin “Atelje 2012” në Beograd, shkruan sot “Koha Ditore”.

Shteti serb nxjerr një pullë postare me portretin e aktorit me nam tre vjet pasi këtë e ka bërë Kosova, por, për dallim prej asaj të shtetit fqinj, ku pos emrit të aktorit në cirilikë shkruhet edhe titulli i serisë, ajo e Postës së Kosovës pos fotografisë ka vetëm emrin e aktorit që u lind në Sarajevë më 1 qershor të vitit 1936 dhe ka vdekur në Beograd më 15 qershor 2010.

Krahas Fehmiut në serinë e pullave “Kolosët e teatrit serb” janë edhe portretet e aktorëve: Bora Todoroviq, Dragan Nikoliq, Ruzhica Sokiq, Olivera Markoviq, Nikola Simiq, Marija Crnobori dhe Vlastimir Stojilkoviq.

Më Shumë

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Spitali i Prizrenit forcon bashkëpunimin me strukturat komunale

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, pritën përfaqësues të strukturave komunale...

Lajmet e Fundit