Kombëtaret vendosin të mos mbajnë shiritin OneLove në Kupën e Botës, Katar 2022

Të gjitha kombëtaret në Kupën e Botës, në Katar, nuk do të mbajnë shiritin e OneLove, që është në mbështetje të komunitetit LGBTQ, për shkak të kërcënimeve që do të ndëshkojnë lojtarët nëse ata thyejn rregullat e Katarit.

Kapitenët e nëntë kombeve, kishin planifikuar të mbanin shiritin për të promovuar diversitetin dhe përfshirjen.

Një deklaratë e përbashkët nga shtatë shoqata të futbollit tha se ata nuk mund t’i vendosnin lojtarët e tyre “në një pozicion ku ata mund të përballeshin me sanksione sportive”.

“Ne jemi shumë të frustruar nga vendimi i FIFA-s, i cili besojmë se është i paprecedentë”, thuhet në deklaratë.

Organet drejtuese thanë se i kishin shkruar FIFA-s në shtator duke i informuar për shiritin e OneLove, por nuk morën përgjigje.

“FIFA ka qenë shumë e qartë se do të vendosë sanksione sportive nëse kapitenët tanë mbajnë shiritat në fushën e lojës”, thuhet në deklaratë.

“Ne ishim të përgatitur të paguanim gjoba që normalisht do të zbatoheshin për shkeljet e rregulloreve të kompleteve dhe kishim një angazhim të fortë për të mbajtur shiritin në krah”.

“Megjithatë, ne nuk mund t’i vendosim lojtarët tanë në situatën ku ata mund të ndëshkohen ose madje të detyrohen të largohen nga fusha”.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Vushtrria Basket në U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka nisur me fitore serinë finale të Play-Off-it, pasi mposhti Vushtrria Basket me rezultat 79:57,...

Lajmet e Fundit