25.8 C
Prizren
E shtunë, 18 Maj, 2024

KOMF shpërblen shkrimet më të mira për fëmijë

KOMFKoalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ndanë çmimet vjetore për tregimet më të mira në media në fushën e mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve në Kosovë për vitin 2014.

KOMF në emër të misionit për mbrojtjen dhe avokimin për të drejtat e fëmijëve në Kosovë inkurajon të gjithë gazetarët që kanë shkrime apo reportazhe televizive që trajtojnë çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë, të aplikojnë për dy çmimet që ndanë.

Çmimi i parë në vlerë prej 500 euro do t’i ndahet shkrimit më të mirë të botuar në gazetë/portal, ndërsa çmimi i dytë, po me vlerë prej 500 euro, do t’i ndahet reportazhit më të mirë televiziv.
Konkurruesit duhet t’u përmbahen këtyre kritereve:

1 . Të kenë shkrim apo reportazh televiziv që trajton tema që kanë të bëjnë me fëmijët në Kosovë, të botuar nga janari 2014 deri më datën e shpalljes së këtij konkursi;

2. Ta dorëzojnë publikimin e tyre në formë të shtypur/ në CD me datën e saktë të botimit , së bashku me kopjen e letërnjoftimit dhe të dhënat e mediumit ku punon, në një zarf të mbyllur në zyrën e KOMF;
3. Gazetarët kanë të drejtë të aplikojnë me më tepër se një botim;
Afatet për aplikim:

1. Konkursi është i hapur që nga data e shpalljes së tij në gazetë deri më 18 dhjetor 2014;

2. Çmimet për fituesit do të ndahen gjatë ceremonisë solemne, më 23 dhjetor 2014;

KOMF inkurajon të gjithë gazetarët që kanë tregime në fushën e mbrojtjes së fëmijëve të aplikojnë.

Më Shumë

Murati tregon se si do të funksionojë skema e re e asistencës sociale në Kosovë

Në Objektin e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot morën pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit...

Përleshen fizikisht anëtarët e dy familjeve në Prizren, policia arreston shtatë persona

Dy familje janë përleshur fizikisht mes vete në Prizren, pas një mosmarrëveshje. Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar shtatë persona. Të njëjtit janë ndaluar për...

Lajmet e Fundit