Kompletohet ekzekutivi i Rahovecit

Rahoveci6-21Tash e tutje kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, do të punojë me kapacitete të plota qeverisëse, sepse tashmë është kompletuar emërimi nga ana e tij i të gjithë drejtorëve të drejtorive përkatëse.

Kryetari Vehapi ka kompletuar qeverinë komunale me këta emra: Behar Rama, drejtor i Arsimit (PDK), Salih Sallteku, drejtor i Administratës (PDK), Lulzim Sylejmani, drejtor për Buxhet dhe Financa (PDK), Fehim Fetoshi, drejtor i Shërbimeve Publike (PDK), Fehmi Hoxha, drejtor për Urbanizëm dhe Mjedis (PDK), Muhamed Behra, drejtor për Punë Inspektuese (PDK), Lulzim Hasku, drejtor për Bujqësi (PDK), Munib Durguti, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (PD), Avdullah Kryeziu, drejtor për Ekonomi dhe Zhvillim (LDK), Osman Hasku, drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport (LDK) dhe Kujtim Popaj, drejtor për Kadastër dhe Gjeodezi (LDK).

Më Shumë

Berisha uron Bashkësinë Islame të Prizrenit për Kurban Bajramin

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Zafir Berisha, ka vizituar Bashkësinë Islame në Prizren me rastin e festës së Kurban Bajramit. Së bashku me...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Lajmet e Fundit