Historia në “Lego” mundë George Clooneyn

film vizatimorFilmi vizatimor në 3D “Lego”, është në krye të shikueshmërisë në Amerikën e Veriut që në ditët e para të publikimit, duke lënë mbrapa vetes filmin e George Clooney “Monuments Men”, sipas shifrave të publikuara nga “Exhibitor Relations”.Filmi që tregon në “Lego” historinë e një të riut që duhet të shpëtojë botën, ka arritur shumën 69,1 milionë dollarë vetëm në fundjavën e tij të parë të publikimit.

Shumë më mbrapa qëndron “Monuments Men” i shkruar nga George Clooney dhe ku është gjithashtu aktor kryesor ka arritur të mbledhë vetëm 22,7 milionë dollarë.

Filmi tregon historinë e vërtetë të një grupi ekspertësh të kombësive të ndryshme, konservues muzesh, galerish arti dhe artistë, të dërguar në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore për të rikuperuar veprat e artit të marra nga nazistët.

Më Shumë

Sot Liria dhe Dinamo përballen në sfidën e barazhit

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, duel që do të përcaktojë skuadrën finaliste për një vend në Superligën e Kosovës për...

Rock & Blues Festival rikthehet në Prizren për edicionin e katërt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar mbajtjen e edicionit të katërt të “Rock & Blues Festival”, i cili do të zhvillohet...

Lajmet e Fundit