Komuna e Malishevës do t’i ndihmojë tri familje në rinovimin e shtëpive

Kuvendi Komunal i Malishevës ka mbajtur të premten mbledhje në të cilën kanë diskutuar për çështje të ndryshme në arsim, infrastrukturë rrugore, kanalizim, ndriçim dhe për qentë endacakë.

Kuvendi Komunal i Malishevës vendosi t’i ndihmojë tri familje të cilat i rekomandoi komisioni për rinovim të shtëpive.

Po ashtu në këtë mbledhje u bë edhe shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së tretë urgjente të vitit 2020, shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2020, shqyrtimi dhe miratimi i raportit të punës për vitin 2020 të Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalid, Veteran të Luftës se UÇK-së, si dhe Martir të Luftës.

Më Shumë

Mot me diell, sot temperaturat deri në 29 gradë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa vranësira më të dendura...

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Lajmet e Fundit