1.6 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

Komuna e Prizrenit kritikohet për jotransparencë me subvencionet për kulturë

Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren, të dielën, ka shprehur pakënaqësinë për mënyrën e administrimit të thirrjes për subvencione në kulturë për vitin 2019 nga ana e Komunës së Prizrenit. Ky rrjet ka vlerësuar se Qeveria lokale është treguar jotransparente sa u përket mënyrës së përzgjedhjes dhe rezultateve finale të thirrjes për subvencione për kulturë për këtë vit, pastaj se ka injoruar RrOK-un në proces, sikurse që nuk i ka respektuar as kriteret e thirrjes së vet.

Fiks 52 projekte kanë marrë sivjet përkrahjen e Komunës, e cila nuk i ka treguar shumat. Vitin e kaluar kishin qenë 51 projekte që ishin përkrahur me 70 mijë e 500 euro.

Organizatat anëtare të RrOK-ut praktikën e fundit të Komunës së Prizrenit e kanë cilësuar si kthim në pikën zero, sa u përket rregullimit dhe zhvillimit të sektorit të kulturës, si dhe të transparencës radikale, që, sipas tyre, kanë qenë zotime të shprehura nga Ekzekutivi komunal.

Komuna e Prizrenit të dielën nuk është përgjigjur në lidhje me pretendimet e RrOK-ut.

Më Shumë

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

Nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në qendrat komunale të numërimit (QKN), ka filluar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për...

Lajmet e Fundit