-3.3 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Komunat kërkojnë fillimin e zbatimit të pakos emergjente financiare të qeverisë

Komunat e Kosovës po zbatojnë vendimin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë me masat kufizuese si qëllim mos përhapjes së Covid-19.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi tha se nuk ka asnjë problem me zbatimin e vendimit veçse komunat po kërkojnë fillimin sa më parë të zbatimit të pakos emergjente financiare.

Ibrahimi thotë se komunat do të zbatojnë këtë pako të qeverisë sa më mirë që është e mundur.

“Është kërkesë e komunave fillimi i zbatimit të pakos emergjente financiare, është kërkesë e të gjithë komunave që kjo pako të filloi të zbatohet sa më shpejtë që është e mundur. Komunat do të mundohen të zbatojnë këtë pako sa më mirë që është e mundur dhe njëherë përnjëherë nuk kemi ndonjë problem që është ngritë nga komunat që këto masat e fundit të ndërmarra nga qeveria e Kosovës të mos zbatohen”, thotë ai.

Ai thotë se nga komunat ka pasur disa kërkesa për qartësimin e disa udhëzimeve që vinë nga niveli qendror.

Ibrahimi shton se të gjitha kërkesat që marrin nga komunat i dërgojnë në nivel qendror, për të cilat thotë se po marrin përgjigje pozitive.

“Kemi pasur dje një kërkesë që i është adresuar nivelit qendror sa i përket lejimit të punimeve të komunave në investimet në infrastrukturë dhe shërbime të mirëmbajtjes, sepse në masat e reja disa nga këto punime u patën ndaluar, dhe për këto u jemi drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë përmes Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal kemi marrë një përgjigje, dhe t ani komunat mund të vazhdojnë me implementimin e projekteve infrastrukturore, mirëpo ato të cilat kanë qenë duke u implementuar”, thotë ai.

Komunat e Kosovës një ditë pas vendimit të qeverisë, kishin ankesat e tyre edhe rreth punës së bujqve dhe fermerëve, për t’i lejuar të kryejnë punët në tokat e tyre.

Pastaj niveli nacional njoftoi për lehtësirat për bujqit duke u mundësuar atyre të vazhdojnë punën.

Më Shumë

Gjesti përlotet në BBVA, kush ishte arsyeja?

Hyrja e Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka ndryshuar shumë dinamikat mes banorëve. Ai ka hyrë me shumë energji duke ngacmuar shumë...

Në Krushë të Vogël përurohet kompleksi memorial me emrat e 113 martirëve

Në fshatin Krushë e Vogël sot është përuruar kompleksit memorial me emrat e 113 martirëve të rënëve për liri nga ky fshat. I pranishëm në...

Lajmet e Fundit