PDK-ja thotë se ka ndihmuar fshatin Skorobisht, akuzon Haskukën

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ka njoftuar se ka ndihmuar me pako ushqimore banorët e fshatit Skorobisht, i cili është në karantinë.

Ky subjekt politik, ka akuzuar kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, se nuk po përkrahë banorët e këtij fshati.

“Fshati Skorobisht, ka mbetur në mëshirën e fatit dhe pa përkrahje nga komuna e Prizrenit”, thuhet në komunikatën për media.

“Askush nuk i dëgjoi thirrjet e banorëve, që pas rasteve të fundit me Coronavirus, jo vetëm që u izoluan por mbetën edhe pa ushqime”.

“Duke parë këtë gjendje, me ndihmën e njerëzve vullnetmirë, kemi dërguar dje pako ushqimore. Aksionet nga PDK, dega në Prizren nuk do të mungojnë”, përfundon komunikata e PDK-së në Prizren.

Më Shumë

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

Nis ndërtimi i rrethrrotullimit të ri në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në lagjen "Dardania" të Prizrenit, projekt i cili synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e...

Lajmet e Fundit