4.7 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Komunat sërish kërkojnë që orët të kompensohen gjatë javës

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar sërish që kompensimi i orëve të humbura gjatë grevës të bëhet ditëve të javës e jo në vikend, siç ka propozuar Ministria e Arsimit.

Drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi, tha se çdo ditë të punës mund të kompensohet nga një orë shtesë. Sipas tij, duke parë krizën problem do të jetë edhe ngrohja e objekteve të shkollave.

Ai për Ekonomia Online shton se presin përgjigje nga Ministria, në mënyrë që të dialogohet e të eliminohet çdo dilemë.

“Në dimër do të kemi vështirësi sa i përket energjisë dhe ngrohjes. Kryetarët e komunave kanë propozuar që orët e humbura gjatë grevës të kompensohen gjatë ditëve të punës që për çdo ditë të kenë një orë shtesë”.

“Të gjitha këto propozime kemi adresuar te Ministria e Arsimit dhe po shpresojmë që ministrja Nagavci do t’i kthejë një përgjigje kryetarëve të komunave sa i përket kësaj çështje. Kryetarët kanë qenë unik në këtë kërkesë”.

“Ata kanë thënë që të mos bëhen gjatë ditëve të vikendit sepse duhet të ngrohen shkollat. Menaxhimi mësimit parashkollor bëhet nga niveli lokal. Kryetarët kërkojnë dialog të mirëfilltë në mënyrë që të eliminohet çdo dilemë që mund të paraqitet gjatë rrugës. Kërkesa është dërguar ditën e premte dhe po shpresojmë që gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim kryetarët e komunave do të marrin përgjigje”.

Më Shumë

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë...

Alis triumfon në Fest 64 – “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e...

Lajmet e Fundit