9.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Konfiskohen 17 metra drunj në Zhur të Prizrenit

Disa drunj janë konfiskuar nga Agjencia Pyjore e Kosovës gjatë orëve të hershme të mëngjesit të djeshëm në fshatin Zhur të Komunës së Prizrenit.

Policia ka njoftuar se dje rreth orës 7 e 50 të mëngjesit nga njësitet policore është ndaluar një kamion me rimorkio ku kishte të ngarkuara dru të cilin e drejtonte i dyshuari.

Lidhur me rastin janë njoftuar dhe inspektoret e APK-së të cilët konfirmuan se në kamion gjenden 17 metra kub më tepër nga ajo që kishte në mbulesë.

Drutë e tepërta 17 metra kub janë konfiskuar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Sipas policisë rasto do të hetohet për veprën penale tregti e ndaluar.

Më Shumë

Vashat e Bashkimit një hap larg finales

KBF Bashkimi është vetëm një hap larg finales së Play-offit, pasi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj KBF Prishtina. Prizrenaset triumfuan bindshëm në...

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit