8.2 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Kosova 10 vjet e pavarur: Jo shumë për të festuar

Sot qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, festojnë 10-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Për nder të kësaj dite do të ketë aktivitete të ndryshe në të gjitha komunat e Kosovës, kurse seanca solemne e Kuvendit të Kosovës dhe marshimi i trupave të FSK-së, do të jetë të dielën, më 18 shkurt.

Dhjetë vite më parë, Kuvendi i Kosovës përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët e Republikës, veç atyre serbë, shpallën Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke u realizuar dëshira shekullore të shqiptarëve për të fituar pavarësinë.

17 shkurti 2018 shënon ditën kur shteti i Kosovës mbush një dekadë prej kur është shpallur i pavarur.

Të dielën e 17 shkurtit 2008 në orën 15: 39  në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë, njofton Klan Kosova.

Nga ai çast, Kosova u shpall e pavarur derisa në Ballkan u konfirmua edhe një shtet i ri.

Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike.

Ky proces u bë i zakonshëm në ditët e para pas Pavarësisë, ndërsa deri më tash Kosovën e kanë njohur 113 shtete. /Telegrafi/

Më Shumë

Liria fiton derbin e Prizrenit

Derbi i Prizrenit i takoi Lirisë, e cila mposhti rivalin lokal Prizrenin me rezultat të thellë 4:1, në kuadër të javës së 27-të në...

Kryetari i Nju-Jorkut bën iftar me reperin shqiptar, Action Bronson

Zohran Mamdani u ul me reperin e njohur me prejardhje shqiptare, Action Bronson, për episodin më të ri të “Fuck That’s Delicious”. Dyshja u takua...

Lajmet e Fundit