11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kosova me platformë për politikë të jashtme

Enver Hoxha, ministerMinistri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se në koordinim me Zyrën e Presidencës, Zyrën e Kryeministrit dhe Kuvendin e Kosovës nga janari i vitit 2014 do ta kenë gati platformën për politikë të jashtme.

Në këtë bisedë për “Epokën e re”, Hoxhaj ka vlerësuar se ky dokument do të ketë ndikim në njohjen dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane dhe globale. “Padyshim se do të ketë efekt pozitiv për Republikën e Kosovës. Qëllimi i parë i këtij dokumenti është fuqizimi i rolit të shtetit të Kosovës në botë dhe forcimi i pozitës së saj ndërkombëtare. Qëllimi i dytë ka të bëjë me integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, Bashkimin Evropian dhe NATO. Qëllimi i tretë i këtij dokumenti është promovimi i jashtëm i Kosovës dhe prezantimi real i imazhit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare”, është shprehur Hoxhaj.

Në këtë kontekst, Hoxhaj ka deklaruar se në gjysmën e dytë të vitit 2014 Kosova do ta ketë një dokument afatgjatë në aspektin e politikës së jashtme.

Kryediplomati i Kosovës ka deklaruar se fushata zgjedhore e zgjedhjeve lokale nuk ka ndikuar në agjendën e tij si ministër i Punëve të Jashtme. “Unë kam ushtruar në mënyrë të rregullt funksionin si ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Ju e dini se para dhjetë ditëve kam qëndruar për vizitë zyrtare në Berlin, Bruksel dhe Bratislavë”, ka thënë Hoxhaj.

“Epoka e re”: Z. Hoxhaj, kur do ta ketë gati Ministria e Punëve të Jashtme platformën për politikën e jashtme?
Hoxhaj: Aktualisht i kemi hartuar disa prioritete afatgjata të politikës së jashtme, të cilat në vetën e tyre nuk janë asgjë tjetër, përveç parimeve themelore të politikës së jashtme. Besoj se këtë dokument zyrtarisht do ta prezantojmë në janar të vitit 2014, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit 2014 mendoj se duhet ta kemi një dokument më afatgjatë strategjik, një platformë të politikës së jashtme, e cila në një plan afatshkurtër dhe afatgjatë të jetë një kornizë e adresimit të sfidave kryesore që i ka politika e jashtme e Kosovës, duke përfshirë anëtarësimin në organizata evropiane dhe globale e deri te njohja universale e saj si dhe integrimi në strukturat euroatlantike apo fuqizimi i imazhit të shtetit tonë, sjellja e investimeve dhe çdo gjë që ka të bëjë me politikën e jashtme.

“Epoka e re”: Cila është ideja kryesore e këtij dokumenti për politikën e jashtme të Kosovës?
Hoxhaj: Ideja kryesore e këtij dokumenti është që ne ta kemi një mendim strategjik të pasqyruar në letër dhe të kemi plane veprimi se si të jetësohet kjo strategji si dhe në të njëjtën kohë t’i parashohim se cilat janë sfidat apo kërcënimet, të cilat mund ta kërcënojnë shtetin e Kosovës në planin afatshkurtër dhe afatgjatë.

“Epoka e re”: Ky dokument, do të ketë ndikim në afirmimin e çështjes së Kosovës, duke përfshirë njohjet dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare?
Hoxhaj: Padyshim se do të ketë efekt pozitiv për Republikën e Kosovës. Qëllimi i parë i këtij dokumenti është fuqizimi i rolit të shtetit të Kosovës në botë dhe forcimi i pozitës së saj ndërkombëtare. Qëllimi i dytë është integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike, Bashkimin Evropian dhe NATO. Qëllimi i tretë i këtij dokumenti është promovimi i jashtëm i Kosovës dhe prezantimi real i imazhit të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare. Pra, këto janë tri prioritet apo objektivat që ka një dokument i tillë. Mirëpo, këto tri objektiva duhet të zbërthehen edhe në nënobjektiva të tjera, të cilat nuk jam i interesuar t’i paragjykoj. Në këtë drejtim do të jetë një debat i brendshëm dhe rrjedh e një debati tonë të brendshëm.

“Epoka e re”: Në çfarë proceduarash do të kalojë ky dokument?
Hoxhaj: Politika e jashtme është një temë e interesit shtetëror dhe koordinimi në këtë drejtim do të jetë me presidenten e Kosovës, Zyrën e Kryeministrit, Kuvendin e Kosovës, Komisionin Parlamentar për Politikë të Jashtme dhe me aktorët e tjerë joqeveritarë në Republikën e Kosovës. Shumica e vendeve të rajonit kanë vetëm disa parime të politikës dhe ne mendojmë se, përveç parimeve, duhet ta kemi një dokument më afatgjatë strategjik, i cili do të duhej t’i shërbente Republikës së Kosovës.

“Epoka e re”: Kanë pasur ndikim zgjedhjet lokale në agjendën tuaj si ministër i Punëve të Jashtme?
Hoxhaj: Absolutisht nuk ka kanë pasur. Unë kam ushtruar në mënyrë të rregullt funksionin si ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. Ju e dini se para dhjetë ditëve kam qëndruar për vizitë zyrtare në Berlin, Bruksel dhe Bratislavë. Nuk besoj se një ministër i Jashtëm i një vendi i të vogël, siç është Republika e Kosovës, ka pasur një agjendë kaq të ngjeshur. Dua t’jua konfirmoj se gjatë muajit dhjetor do ta kem një agjendë multilaterale, e cila nuk varet vetëm prej agjendës sime. Si ministër i Punëve të Jashtme në muajin dhjetor do të jem pjesë e katër samiteve të mëdha, të cilat janë të profilit botëror.

Më Shumë

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, për të nderuar vepren e heroit të kombit, Fadil Vata. Përmes një postimi në...

Lajmet e Fundit