9.7 C
Prizren
E premte, 16 Maj, 2025

Kosova, shteti më i korruptuar në rajon

Kosova ndodhet në krye të vendeve të rajonit sa i përket nivelit të korrupsionit. Në raportin e “Transparency Internacional”, “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2016”, Kosova renditet në vendin e 95-të, Shqipëria ndodhet 12 vende më poshtë, ndërsa Serbia 23 vende më poshtë, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Kosova edhe më tutje vazhdon të jetë në krye të vendeve më të korruptuara në rajon. “Transparency Internacional” ka publikuar të mërkurën “Indeksin e perceptimit të korrupsionit 2016”, në të cilën Kosova sivjet renditet në vendin e 95-të, Shqipëria ndodhet 12 vende më poshtë, ndërsa Serbia 23 vende më poshtë.

Kjo u bë e ditur sot në konferencën për medie të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) / “Transparency International Kosova”, ku u prezantuan rezultatet e këtij Indeksi.

Artan Canhasi nga KDI-ja, theksoi se sipas “Indeksit të perceptimit të korrupsionit 2016”, Kosova ka shënuar përparim krahasuar me vitin 2015.

“Kosova është notuar me 36 pikë dhe tani gjendet në vendin 95 nga 176 vende të botës. Në 2015-n Kosova ishte radhitur e 103-a me 33 pikë. Vlerësimi bëhet sipas metodologjisë së ‘Transparency International’, që bëhet në një shkallë ku 100 pikë do të thotë se një vend ‘perceptohet shumë i pastër’, kurse zero pikë do të thotë ‘perceptohet shumë i korruptuar’. Ndonëse në pozicion më të mirë nga viti i kaluar, Kosova në këtë raport qëndron prapë e fundit në krahasim me vendet e rajonit, si: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi”, ka thënë ai.

Sipas tij, edhe pse matjet kryesisht fokusohen në sektorët publikë, ato shpesh interpretohen si matje që i atribuohen gjithë performancës së shtetit

Më Shumë

Osmani sot pret në takim konsultativ liderët e partive politike

Presidentja Vjosa Osmani, sot do të pres në takime konsultative partitë politike, në funksion të përpjekjeve për zhbllokimin e situatës në Kuvend. Takimi me partitë...

Aksident tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”: Një viktimë dhe dy të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në drejtimin...

Lajmet e Fundit