4.9 C
Prizren
E martë, 9 Dhjetor, 2025

Kosovarët në kampet hungareze, tentojnë të vetëvriten

mergimtar2Rreth 30 kosovarë kanë hyrë në grevë urie që nga dita e djeshme në kampin Bekenshop të Hungarisë. Disa prej tyre po kërkojnë më çdo kusht azil nga Hungaria në mënyrë që të mos kthehen më në Kosovë.

Një kosovar është lajmëruar përmes telefonit nga kampi në Bekenshop, i cili për Indeksonline ka rrëfyer jetën e vështirë që po e bëjnë.

“Dje në kamp ka nisur një grevë urie, prej 130 personave që kanë hyrë në grevë, rreth 30 janë nga Kosova, të cilët po kërkojnë azil nga Hungaria”, ka deklaruar ai, duke shtuar se gjendja e disa prej kosovarëve është përkeqësuar dhe askush nga stafi mjekësor nuk po e “qan kokën” për ta.

Sipas tij, dje ka ndodhur një rast tentim vetëvrasje brenda kampit. “Një kosovar ka hipur në kulm të kampit dhe ka tentuar të vras veten”, ka deklaruar kosovari, që tashmë e disa javë ndodhet në kampet hungareze

Më Shumë

Bashkimi në finale të Superkupës, përballet me Peja 03 të shtunën

KBF Bashkimi ka siguruar finalen e madhe të Superkupës së Femrave 2025 dhe të shtunën do të përballet me KBF Peja 03, në një...

Vjedhin pesë trotinetë në vende të ndryshme në Prizren, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës, stacioni Policor Prizren, përmes Sektorit të Hetimeve, ka shënuar një tjetër sukses kundër veprave penale të vjedhjes. Sipas një njoftimi për media...

Lajmet e Fundit