12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Kosovës i duhet një ideal

mendim-Rugova2Kosova e sotme nuk është ajo që e ka dashur presidenti Rugova. Ai e ka dashur një Kosovë më të lirë dhe më të pastër. Konstatimin për këtë e bën djali i madh i arkitektit të shtetit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova.

Mendimi, djali që është i orientuar nga shkenca dhe arti, ka vendosur që të flasë ekskluzivisht dhe për herë të parë për politikën dhe Kosovën, për të cilën thotë se tash nuk po e duam siç e kemi dashur.

Mendimin po e brengos humbja e idealizimit dhe solidaritetit që e ka pasur shoqëria kosovare gjatë viteve të pushtimit. Sipas tij, është e kuptueshme që të ketë zhgënjim, por ideali për republikën që e ka dashur presidenti Rugova dhe të tjerët që dhanë shumë për të, duhet të kultivohet.

“Në Kosovën e pasluftës njerëzit kanë filluar të brengosen për mbijetesën individuale, sot për nesër pa pasur ndonjë ideal. Ky është problem. Ne duhet të mendojmë dhe të veprojmë ende për Kosovën tonë ideale”, ka thënë Rugova.

Në pjesën e parë të intervistës, ai flet edhe për kujtimet e tij me presidentin Rugopva dhe për pasionin për shkencën.

Tribuna: Si e kujtoni babain, më shumë si president apo prind?

Rugova: Në krahasim me Teutën, unë dhe Uka kemi pasur fatin që për një periudhe ta përjetojmë Presidentin Rugova si baba deri në fund të viteve ’80. Pas këtyre viteve filloi aktivitetin e tij në politikë. Por edhe në kohën sa ka qenë president nga viti 92 kemi pasur momente që e kemi përjetuar si baba. Në fakt, kurrë se kam menduar se do të pergjigjem në këtë pyetje… Shpesh nuk e kam kuptuar fuqinë e madhe që kishte. Me mua, Ukën dhe sidomos Teutën ishte përkëdhelës dhe i dashur. Kishte pak shpjegime prindërore. 24 orë në shërbim të njerëzve të Kosovës. Nga kjo distancë kohore, për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj, kur e kthej kujtesën dhe momentet që kemi kaluar bashkë, më shumë e kujtoj si lider të Kosovës. E adhuroja si të tillë.

Tribuna: A është tërheqja juaj në botën e artit dhe shkencës trashëgimi e tij?
Rugova: Sigurisht që po. Në banese gjithmonë, por edhe në shtëpi kemi jetuar të rrethuar me libra, punime shkencore dhe gjëra arti që kishte babai. Dhe natyrisht që kjo ka ndikuar tek unë që të jem më i dhënë pas botës se artit dhe shkencës. Po ashtu kujtoj shumë biseda që i bënim me babain rreth artit dhe shkencës, sepse gjithmonë kur kishte kohë më mua bisedonte për art dhe shkencë..

Më Shumë

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Reja, afër të emërohet trajner i skuadrës në Seria A

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja raportohet se mund të marrë drejtimin e skuadrës së Udineses deri në përfundim të këtij sezoni. Mediet...

Lajmet e Fundit