15.8 C
Prizren
E premte, 14 Qershor, 2024

Krasniqi: Legjendar, gabuam në zgjedhjen e Bajraktarëve?!

Jakup Krasniqi14-12Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka kujtuar qëndresën e formacionit të Adem Jasharit, duke thënë se sot 15 vjet pas ikjes së Serbisë, nuk mund të thuhet se Kosova është mirë, pasi rinia po ikin për një jetë më të mirë.

Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se para 23 viteve, Lëvizja Kombëtare për Çlirim u ngrit në majën e përgjegjësisë për të organizuar çlirimin e Atdheut.

Dhe në krye të kësaj maje, sipas tij, ishte Adem Legjendari, themeluesi faktik i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës.

“Aty ku janë, rrënjët dhe jeta e Pavarësisë, e sovranitetit dhe e demokracisë së Kosovës. Ani pse dikush tregon përralla për një rrugë tjetër?!”, ka shkruar Krasniqi.

Lexojeni të plotë postimin e tij:

PËRKUJTIM LAVDISË!

Sot e 23 vjet më parë, forca të mëdha policore te Serbisë e patën rrethuar Prekazin e Poshtëm te Adem Legjendarit. Sot e 23 vjet më parë nisi Rruga e një Kthese te Madhe që nuk u ndërpre deri ne Liri. Para 23 viteve Lëvizja Kombëtare për Çlirim u ngrit në majën e përgjegjësisë për të organizuar çlirimin e Atdheut.

Ne krye të kësaj maje ishte Adem Legjendari, themeluesi faktik i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës. Aty ku janë, rrënjët dhe jeta e Pavarësisë, e sovranitetit dhe e demokracisë së Kosovës. Ani pse dikush tregon përralla për një rrugë tjetër?!

Legjendari ynë e nisi tepër mirë, e nisi me guximin që e kishte vetëm AI. Ketë tani pak kush nuk e kupton! E them me bindje se atë që e nisi Adem Legjendari e përfunduam mirë, pasi ecëm gjurmëve te Tij! Serbinë e detyruam te ik nga Kosova. Pushtuesi iku, por sot 15 vjet pas asaj ikje të madhe, nuk mund të themi se Kosova është mirë, pasi rinia po ikin për një jetë më të mirë?! Dhe nuk po thonë më: “Mirë u pafshim në Kosovën e lirë!”

Qeveritarët tanë po thonë: “Do të bëhet më mirë?!” Ndoshta!!!

Legjendar, diku gabuam ne vdekterët!

Gabuam në zgjedhjen e Bajraktarëve?!

Megjithatë, Kosova është e lirë nga Serbia!!! (sic)

Më Shumë

Pandeli Majko nesër shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Rahovecit

Komuna e Rahovecit nesër (e premte) ka paralajmëruar se do të ndajë një çmim për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko. Në njoftimin e lëshuar për...

Ndeja e partisë në Prizren, Vetëvendosje publikon videon ku qytetari shihet duke ia puthur dorën Kurtit

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar pamje nga ndeja që mbajtën dje në Prizren me aktivistë e anëtarë të kësaj partie. Pjesë e kësaj videoje është edhe...

Lajmet e Fundit