Krasniqi: Limaj e ka vendin në politikë

Krasniqi-Jakup5-21Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka thënë sot se Fatmir Limaj e ka vendin në politikën e Kosovës, por nuk ka saktësuar nëse ai këtë angazhim politikë do të duhet ta vazhdojë me Partinë Demokratike të Kosovës apo në ndonjë forcë tjetër politike.

Këto komente Krasniqi i ka bërë pas vizitës së parë që i ka bërë sot Fatmir Limaj, pas lirimit nga të gjitha akuzat në rastin ‘Kleçka’, transmeton Telegrafi.

Që nga ora 10:00 e ditës së sotme, qytetarë nga të gjitha rajonet e Kosovës janë duke e vizituar deputetin Fatmir Limaj, i cili po bënë pritje për ta në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Kleçkë.

Ai deri më tani, pas nga kryeparalamentari, Jakup Krasniq, është vizituar edhe nga deputeti i PDK-së, Azem Syla, rektori i UP-së “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi dhe personalitet ë tjera.

Disa nga qytetarët, për Kosovapress, kanë thënë se drejtësia për Fatmir Limajn, shokët e tij dhe luftën e UÇK-së, u vërtetua edhe këtë herë.

Më Shumë

Malisheva prezanton projektin për ndërtimin e shtigjeve përgjatë lumit Mirusha

Në Malishevë është mbajtur konsultim publik me qytetarë për projektin “Ndërtimi i shtigjeve përgjatë lumit Mirusha”, i cili synon zhvillimin e infrastrukturës rekreative dhe...

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

Lajmet e Fundit