8.2 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Krasniqi: PDK dhe LDK formuan Qeverinë e mashtrimeve

Jakup Krasniqi-NismaHyrja e Isa Mustafës në koalicion me PDK ishte befasuese. Mustafa është ringjallur politikisht duke akuzuar PDK’në dhe veçanërisht Thaçin. Këto dy parti janë bërë bashkë mbi mashtrimet zgjedhore. S’do të ketë as rritje të pagave dhe as punësime të 200 mijë qytetarëve. Qe tridhjetë vite jemi mësuar duke thënë se do të bëhet mirë. Por, mirë nuk bëhet me fjalë, por duhet veprime të mira. Jo, me Qeveri kaq të madhe në Europë e botë. Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi flet për Express.

Jakup Krasniqi nuk e ka më rehatinë që e kishte në Zyrën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Tash, ai flet nga Zyra e Nismës për Kosovën, parti kjo e themeluar pak para zgjedhjeve të fundit.

Ish-Kryeparlamentari po e cilëson mashtrues Hashim Thaçin e Isa Mustafën, të cilët lidhën koalicion për ndarjen e pushtetit. Thotë se asnjëra prej këtyre partive nuk do t’i mbajë premtimet e dhëna në fushatë për rritje të pagave dhe as për punësime të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës.

“Ishte mashtrim jo vetëm për vendet e punës, jo vetëm për pagat, por si duket i gjithë programi zgjedhor që ato dy subjekte e kanë shfaqur para qytetarëve të Kosovës ka qenë mashtrimi”, ka thënë Krasniqi.

“Ky është koalicion i interesit”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi, në këtë intervistë, e sqaron edhe pozicionin e tij në Parti, flet për akuzat ndaj Fatmir Limajt dhe për Gjykatën Speciale./Express/

Më Shumë

Rreth 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24-orë, policia njofton për mbi 50 aksidente

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se janë shqiptuar 2 mijë e 181 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, njofton policia, kanë...

Ka nisur vaksinimi dhe kontrolli pranveror i bagëtive në Rahovec

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka njoftuar se ka filluar procesi i vaksinimit dhe kontrollit të rregullt të bagëtive në territorin e komunës, në...

Lajmet e Fundit