Bomba nga Lufta e Dytë në fshatin Krushë e Madhe

bombaTri bomba të pashpërthyera dhe disa fishekë pushke të llojit “M 48”, janë gjetur në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit pas rrëzimit të një muri të vjetër, në shtëpinë e Veli Hotit, banorit të këtij fshati.

Sipas familjarëve, mendohet se këto bomba datojnë që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur Kosova ishte pushtuar nga Italia.

Ata thënë kështu me bindje se këtë e vërteton edhe mbishkrimi që mbajnë bombat e gjetura.

“Nja tri bomba të kohës kur Kosova ka qenë e pushtuar nga ushtria italiane dhe fishekë të manzerës italiane”, ka thënë njëri prej familjarëve.

Këto mjete të vjetra të luftës u gjenden poshtë një muri të vjetër që ishte ndërtuar në vitet 40 – 41, ndërsa e zbuluan mëngjesin e djeshëm, kur ai mur u rrëzua.

Bombat janë eliminuar në orët e pasdites nga Njësitet për Çminim të FSK-së. /Zëri/

Më Shumë

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan

Në fshatin Studençan të Komunës së Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të...

Lajmet e Fundit