9 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Krasniqi pritet të luftojë për titull të Evropës

Boksieri kosovar Robin (Haxhi) Krasniqi pritet të luftojë për titull të Evropës në muajt e ardhshëm, transmeton Koha Ditore.

Ai pritet të përballet me rusin Stanislav Kashtanov, në meçin për titullin më të fortë të Evropës, atë të European Boxing Union (EBU) në kategorinë super të mesme.

Këtë titull aktualisht e mban francezi Hadillah Mohoumadi, ndërsa Kashtanov është sfidues zyrtar i tij. Por Mohoumadi ka vendosur të heqë dorë nga titulli i Evropës për të luftuar për një titull rajonal në WBA.

Ai ka refuzuar një ofertë prej 50 mijë eurosh për të boksuar me Kashtanovin në Rusi, ka shkruar të mërkurën sajti “fightnews.com”.

Më Shumë

Bashkimi kampion i Ligës Unike për femra

Bashkimi është shpallur kampione e Ligës Unike për femra për edicionin 2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Pejës 03. Finalja u zhvillua në...

U kapën duke luajtuar bixhoz brenda një lokali në Malishevë, arrestohen pesë persona

Pesë persona janë arrestuar në Malishevë, pasi janë kapur duke luajtur bixhoz brenda një lokali. Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:55,...

Lajmet e Fundit