10 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Krasniqi vazhdon të ndjekë ëndrrën për titull

Boksieri kosovar Robin (Haxhi) Krasniqi është i gatshëm për një periudhë të re në karrierë. Ai po planifikon një periudhë të re që shpreson se do ta dërgojë te synimi që e ka për kohë të gjatë – titulli i botës në boksin profesionist, shkruan sot Koha Ditore.

Junikasi 30-vjeçar do të kthehet në ring më 3 shkurt, ndërsa do të boksojë në mbrëmjen që do të mbahet në qytetin gjerman Halle an der Saale. Kundërshtari nuk i është caktuar ende. Krasniqi do të boksojë në kategorinë gjysmë të rëndë. Ai jeton në Gjermani, vend në të cilin edhe e zhvillon karrierën.

Krasniqi në boksin profesionist ka bilanc prej 46 fitoreve e pesë humbjeve. Ka humbur dy lufta në fillim të karrierës e tri të tjera në kulm të saj. Pësoi nga uellsiani Nathan Cleverly më 20 prill të vitit 2013 në luftën për titull të botës në kategorinë gjysmë të rëndë në versionin WBO.

Për titull luftoi sërish në mars të vitit 2015, por humbi nga gjermani Juergen Brahmer. Dhe humbjen e fundit e pësoi nga gjermani tjetër i njohur Arthur Abraham më 22 prill të vitit të kaluar në një luftë eliminatore.

Më Shumë

Totaj për rrugën Tetovë-Prizren: Nuk e dimë çka po punohet, ka mungesë transparence

“Kjo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pasur bashkëpunim mes dy qeverive! Nuk e di sa ka bashkëpunim, nuk e di sa ka nënshkrim...

Quni ngre alarmin për çmimet e karburanteve: Ndikojnë në sigurinë kombëtare

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të karburanteve në...

Lajmet e Fundit