27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Krasniqi: VV do t’ia kthejë perspektivën Lladrocit

Krasniqi-Lladroc-MalisheveKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, ka shpalosur Alternativën për Qeverisjen e Malishevës edhe në fshatin Lladroc. Ai i shoqëruar nga përfaqësuesit tjerë të VV-së, ka folur për alternativën lokale, për projektet për Malishevën dhe për Lladrocin.

Krasniqi deklaroi se VV-ja do të ndihmojë me projekte dhe do të zhvillojë turizmin rural, si një mundësi te re për punësim.

“Keqqeverisja aktuale ia ka mohuar Malishevës të drejtën e zhvillimit të qëndrueshëm. Ne do t’ia kthejmë perspektivën Lladrocit, dhe Malishevës në përgjithësi, duke sjellë më shumë zhvillim, barazi dhe mirëqenie. Vetëvendosje!, me punën dhe aktivizimin e deritashëm, ka dhënë mjaft shembuj se ka aftësi dhe guxim për të ndalur të keqen që na keqqeverisur, dhe për të filluar punët për së mbari. Ne e shohim ndryshimin përmes dhe për ju qytetarët e Malishevës. Fitorja jonë, nuk është tjetër veçse fitore e të gjithë njerëzve të ndershëm, vullnetmirë dhe punëtorë, që e duan Malishevën dhe Kosovën të zhvilluar”, tha Krasniqi.

Projektet që Vetëvendosje! ka shpalosur para qytetarëve te Lladrocit, ishin: administrata funksionale, e përgjegjshme dhe jopartiake; subvencionet për bujqësinë, me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e prodhimit; investime për mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin e infrastrukturës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Licenca A në duart e trajnerëve të rinj

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shpërndarë sot Licencat A UEFA për trajnerët që kanë përfunduar me sukses kursin e organizuar nga Departamenti i...

U shoqërua për dhunë në familje, iu gjet edhe drogë – ndalohet për 48 orë një person në Prizren

Një rast me dy vepra penale është zbuluar nga Policia e Kosovës të dielën në qytetin e Prizrenit, ku një person fillimisht ishte ndaluar...

Lajmet e Fundit