Krerët e Komunës së Malishevë dhe të Policisë, kanë inspektuar qarkullimin në rrugët e qytetit

Kryetari dhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe Hajdin Berisha, të shoqëruar nga komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, sonte kanë inspektuar qarkullimin në rrugët e qytetit, duke u njoftuar më gjerësisht me qarkullimin rrugor gjatë natës në qytetin e Malishevës.

Qëllimin i këtij inspektimi ishte njoftimi me qarkullimin rrugor në orët e mbrëmjes për shkak të numrit të madh të veturave në këtë periudhë, gjendja e rrugëve, shpejtësia, si dhe patrullimi i policisë. Gjatë këtij inspektimi, Begaj, Berisha e Krasniqi, janë takuar me njësitë policore në patrullim, si dhe me qytetarë të rastit.

“Siguria në rrugë, në muajt korrik dhe gusht, është dëshirë e përbashkët e të gjithëve, prandaj të gjithë së bashku duhet të jemi të angazhuar që qytetarët, por edhe vozitësit të kenë siguri gjatë qarkullimit në rrugët e qytetit”, tha kryetari gjatë këtij inspektimi të përbashkët.

“Ne morën zotimin e policisë sonë, se do të jenë të angazhuar maksimalisht për krijimin e sigurisë në rrugët e qytetit dhe në të gjitha rrugët tjera në territorin e Komunës së Malishevës”, tha kryetari Begaj.

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit