13.5 C
Prizren
E shtunë, 8 Maj, 2021

Kreu i Sindikatave të Sektorit Privat: Nuk do të ketë pagë nën 350 euro

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat e Kosovës ka protestuar për shkak të gjendjes së rëndë të punëtorëve të sektorit privat në vend. Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve u kërkua trajtim i dinjitetshëm dhe barabartë të punëtorëve në sektorin privat dhe ngritje të pagës minimale në 350 euro.

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi se institucionet e reja duhet ta themelojnë Gjykatën e Punës dhe ta realizojnë kontratën kolektive.

“Ne po punojmë me paga të cilat janë më të voglat në rajon. Po punojmë me paga për të cilat nuk po mundemi të jetojmë. Po marrim paga të cilat nuk po na lajnë të vdesim… Qeveritarët menduan vetëm si të përfitojnë nga ne, asnjëherë me asnjë pikë dhe presje nuk e bënë në favor të punëtorëve të sektorit privat. Ne më shumë se 50 për qind të punëtorëve jemi pa kontrata pune… Qeveritë e kaluara dhe kjo qeveri deri më tani nuk e bënë asnjë lëvizje më të vogël. Premtuam se në pakon për rimëkëmbje ekonomike do të paguhen tri herë me 300 euro, por deri më sot nuk ndodhi dhe sipas të gjitha gjasave nuk do të ndodh”, tha ai.

Duke shprehur zotimin e tij, Azemi tha se synimi i tyre karshi ekzekutivit do të jetë që mos të ketë pagë nën kërkesat e tyre.

“Synimet tona në të ardhmen janë që nuk ka pagë nën 350 euro, më mirë të qëndrojmë në shtëpi dhe mos të bëjmë shpenzime. Tani e tutje ne do të kërkojmë decidivisht që nuk ka pagë në 350 euro”, tha ai.

Gjatë ditës protestuan edhe Sindikata e Pavarur e Aeroportit dhe Sindikata për Transport dhe Lidhje të Kosovës..

Kryetari i kësaj të fundit, Alush Sejdiu tha se 1 maji i këtij viti punëtorët e sektorit privat po i gjen në situatë të rëndë dhe përbuzur

“1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, punëtorët e Kosovës po i gjen në një pozitë shumë të rëndë, të përbuzur dhe të injoruar fatkeqësisht nga institucionet e Kosovës, por edhe nga punëdhënësit… Ne kërkojmë që të zbatohen të drejtat që na garanton Ligji i Punës, marrëveshja kolektive dhe Ligji për organizimin sindikal. Kjo është vetëm një marshim, protestë paralajmëruese për arsye se nëse vazhdohet kështu me këtë trend të papërgjegjësie nga qeveria, por edhe menaxhmenti ne nuk do të ndalemi me protestat… Kemi pengesa të anëtarësimit në sindikatë, jo vetëm në aeroport, por edhe në shoqata tjera. Prandaj ligjet shkelen çdo ditë, dikush po e shfrytëzon këtë situatë të pandemisë për favor të vetit”, u shpreh ai

Ndërsa, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, kryeministri Albin Kurti, ka premtuar se pagën minimale në vend do ta bëjë 250 euro, duke thënë se do ta përjashtojë nga tatimi në të ardhurat pensionale. /Telegrafi/

Më Shumë

550 pacientë me Covid të shtrirë në spitalet e Kosovës, 51 në Spitalin e Prizrenit

Bazuar në raportet e 4 majit 2021 nga të gjitha njësitë që trajtojnë pacientë me Covid në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar...

Reagon Ponte Prizreni, tregon versionin e tyre të ngjarjes: Akuzon Berishën dhe gjyqtarët për ndërprerjen e ndeshjes

Ponte Prizreni ka dalë me komunikatë pas ndërprerjes së ndeshjes ndaj Pejës, që ishte e fundit e gjysmëfinales në Superligën e Kosovës në basketboll. Klubi...

Prizreni në prag të shpalljes së kandidatëve për kryetar, VV-ja me shumë paqartësi

Zgjedhjet lokale priten të mbahen në vjeshtë, ndërsa partitë politike në Prizren tashmë janë duke punuar rreth zyrtarizimit të kandidaturave. Përderisa është përfolur se kryetari...

Dhunohet seksualisht një grua shtatzënë në Prizren

Një grua dyshohet se është dhunuar seksualisht në një motel në fshatin Reqan të Prizrenit. Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prizren bëjnë...

Sot pritet të arrijnë 4680 doza të vaksinës Pifzer të ndara nga BE-ja për Kosovën

Në Kosovë pritet që sot të arrijnë mbi 4680 doza të vaksinës anti-Covid, Pifzer. Kjo është bërë e ditur nga Zyra për Informim e...

Kuvendi nderon Bashkim Finon, në tavolinën e tij vendosen lule të bardha

Ish-kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar e deputeti shumëvjeçar i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, sot nuk gjendet në ulësen e tij në kuvendit shqiptar....

Katër të vdekur dhe 75 të infektuar brenda 24 orëve në Kosovë

Katër persona kanë vdekur dhe 75 raste me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Gjatë kësaj kohe janë testuar 1.312 persona....

Një film muzikor! Elvana Gjata nuk ndalet, rrëfen planet e saj të mëdha me këtë skenariste të famshme

Pas një periudhe pauzë, më 16 prill Elvana Gjata u rikthye në muzikë ashtu siç vetëm ajo di, duke sjellë albumin “Çelu” me 7...

Messi i afrohet rekordit të Maradonës

Goli nga gjuajtja e lirë e Lionel Messi kundër Valencias të dielën ishte i 50-ti me fanellën e Barcelonës. Ai gjeti rrjetën kundër Jasper...

Mourinho kërkon të transferojë dyshen e PSG-së në Romë

Jose Mourinho synon të sjell përforcime të reja në Romë. Gazeta italiane “Corriere della Sera”, raporton se Florenzi dhe Icardi po kërkohen nga Mourinho. Ish-trajneri i...

Rritet qarkullimi i bizneseve, për katër muaj shteti inkasoi mbi 200 milion euro taksa

Këtë vit Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka tejkaluar planifikimin e të hyrave nga tatimet, por edhe qarkullimi i bizneseve sivjet është më i...

Edhe Rahoveci barazon serinë e gjysmëfinaleve ndaj Yllit

  Rahoveci ka barazuar në 2 mw 2 serinë ndaj Yllit. Rahovecianët fituan me rezultat 65:68. Fitorja e sotme e vreshtarëve e detyron Yllin të udhëtojë në...

21 vjet nga vrasja e “Drinit”

8 maj 2000. Ish-komandanti i UÇK-së, Ekrem Rexha -‘Drini’, vritet para shtëpisë së tij, në Prizren. Kjo vrasje ndodhi në rrethana misterioze. Drejtësia vendore e ndërkombëtare,...

Gastronomët të bindur që s’ishin vatër e shpërndarjes, kërkojnë lirim të tërësishëm të masave

Lirim të tërësishëm të masave, respektivisht fillimin e punës së sallave të dasmave dhe diskotekave, gjatë sezonit të verës po kërkon Shoqata e Gastronomëve...

Një person tenton të vetëvritet në Suharekë

Një person në fshatin Semetishtë të Suharekës ka tentuar të bëjë vetëvrasje nw orët e para të mëngjesit të së premtes. Ai  ka tentuar të...

Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Katër raste të vdekjes dhe 170 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, pas testimit të mbi...

Lajmet e Fundit