18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Kreu i OSHP-së në mbrojtje të Policisë

Hysni HoxhaHysni Hoxha, kryetar i Organit Shqyrtues të Prokurimit(OSHP), më në fund ka dalë në mbrojtje të Zyrës së Prokurimit të Policisë së Kosovës, duke i lejuar kësaj të fundit përmes kritereve diskriminuese tenderin për furnizim me vetura patrulluese për Policinë e Kosovës t’ia japë kompanisë “Porshe Prishtina”, e cila në këtë tender ka ofertuar me veturën “Porshe Prishtina”.

Përmes një vendimi kreu i OSHP-së ka pezulluar ankesat e kompanive “Mercom Company”, “Delfin LTD”, si dhe “Autoshtëpia SIQANI”, ku të gjitha këto kanë deponuar ankesat në OSHP kundër kritereve favorizuese, që Zyra e Prokurimit e Policisë së Kosovës ka vendosur në dosje të tenderit.

Në arsyetimin e kreut të OSHP-së thuhet se më 6 qershor kompanive “Mercom Company”, “Delfin LTD”, si dhe “Autoshtëpia SIQANI”, kanë parashtruar ankesë në lidhje me aktivitetin e Prokurimit “Furnizim me automjete” me numër prokurimi 214/14/100/111, duke pretenduar se autoriteti kontraktues në këtë rast ka bërë shkelje të Nenit 7,28,29 të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).

Vetura për policinë e veriut

Më tej në vendim thuhet se më 11 qershor Policia e Kosovës ka kërkuar nga OSHP-ja që të hiqet pezullimi automatik i aktivitetit të Prokurimit me arsyetimin se vitin e kaluar si rezultat i marrëveshjes se arritur në Bruksel është krijuar Drejtoria Rajonale e Policisë në veri dhe po ashtu në kuadër të reformimit dhe riorganizimit të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në nivel qendror dhe krijimi i njësiteve për reagime të shpejta në tërë territorin e shtetit me vetura për ushtrimin e veprimtarisë policore.

Jakup Siqani nga “Autoshtëpia SIQANI” thotë se kriteret favorizuese të vendosura nga zyra e Prokurimit e Policisë së Kosovës, si dhe në fund vendimi i OSHP-së për pezullimin e ankesave për kriteret favorizuese për dosje të tenderit janë antiligjore.
Siqani ka paralajmëruar se për këtë çështje do t’u drejtohet Instancave më të larta të drejtësisë në vend.

Hoxha vulos kërkesën antiligjore

Halil Elshani, përfaqësues i “Peugeot” për Kosovë thotë se vitin e kaluar fabrika ua ka ndaluar pjesëmarrjen në këtë tender, duke i parë favorizimet që po i bëhen një kompanie. Por, ketë vit ai tha se kanë vendosur që të marrin pjesë në ketë procedurë duke u zotuar që nëse nuk na mundësohet pjesëmarrja do të iniciojmë procedura ndërkombëtare për favorizimin e një kompanie.

“Gjithashtu ju njoftoj se sot kemi marrë një vendim nga OSHP-ja mbi heqjen e pezullimit automatik. Kjo tregon qartë se OSHP-ja në krye me Hysni Hoxhen ia legjitimon kërkesën e Policisë së Kosovës, që furnizimi me vetura të bëhet sipas kërkesës së tyre vetëm me VW Group (Skoda Rapid ose Seat Toledo) dhe unë mendoj që vendimi në fjalë është antiligjor, pasi që në vendim ceket për kërkesat e Policisë së Kosovës në veri me çdo kusht, që të bëhet furnizimi nga VW Group.

Bie fjala, pjesë e OSHP-së nuk e bien një vendim që t’iu mundësohet edhe kompanive të tjera pjesëmarrja, duke llogaritur se janë ankuar 3 kompani dhe këtu tregohet qartë se OSHP-ja është në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës në lidhje me ketë furnizim”ka thënë Elshani

Kërkesa në kundërshtim me kontratën

Halil Elshani thotë se me kërkesës të Autoritetit Kontraktues, Kontraktuesi është i obliguar t’i japë falas Autoritetit Kontraktues softuerë të licencuar për të mundësuar procesin e porositjes së pjesëve të këmbimit me të dhëna të rifreskuara gjatë gjithë periudhës së garancisë.

“Gjithashtu edhe kjo pika ka të bëjë me konfidencialitetit e dilerit me prodhuesin dhe është në kundërshtim me kontratën e bashkëpunimit dhe një gjë të tillë nuk do ta lejon asnjë prodhues. Kjo është e drejtë e rezervuar vetëm për dilerin e autorizuar” ka thënë ai./Zeri/

 

Më Shumë

Malisheva ndan rrugët me trajnerin Qëndrim Kida

Skuadra e Malishevës ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin, Qëndrim Kida. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, klubi malishevas ka bërë...

Rreth 60 aksidente trafiku për 24 orë

Brenda 24 orëve në Kosovë u shënuan 59 aksidente trafiku. Kështu bën me dije raporti i policisë. Po ashtu u regjistruan 24 aksidente me të lënduar...

Moti sot me diell

Lajmet e Fundit