15.9 C
Prizren
E enjte, 10 Korrik, 2025

Krimet e Enver Hoxhës dhe të regjimit të tij mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe

Nga: Muhamet Hamiti

Përmbajtja e revistës “Studime filologjike” nr. 4, 1988, në Tiranë, jep pasqyrën e lëndës së kësaj të përkohshmeje jetëgjatë që jep pasqyrën turpit të establishmentit të studimeve filologjike në Shqipërinë e Enver Hoxhës, tri vjet mbas vdekjes së diktatorit.

Në krye të herës, revista botoi artikullin e Androkli Kostallarit dhe të Jorgo Bulos me titull, ”Enver Hoxha dhe shkencat filologjike shqiptare”, ff. 3-18.

[Po te kjo revistë, “Studime filologjike”, nr. 2,1985, Androkli Kostallari kishte botuar në vitin kur kishte vdekur diktatori artikullin “Mësimet e shokut Enver Hoxha – baza e politikës gjuhësore të Partisë e të shtetit tonë socialist”].

Po te “Studime filologjike” nr. 4, 1988, gjen edhe artikuj si “Tiparet e gjuhës e të stilit në veprat e Enver Hoxhës” nga Xhevat Lloshi, “Mësimet e Enver Hoxhës – baza metodologjike për studimin e letërsisë së huaj” nga Muzafer Xhaxhiu, “Risimi i vazhdueshëm i letërsisë në dritën e mësimeve të Enver Hoxhës” [sic] nga Dalan Shapllo. Marrëzi si këto në shumicën e artikujve në këtë revistë. [Shihni foton]

Krimet e Enver Hoxhës dhe të regjimit të tij mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe, studimet e saj, kulturën shqiptare përgjithësisht, nuk janë dënuar ende. Nostalgjikët e Enverit ende e mburrin sistemin arsimor kombëtar të regjimit të diktatorit gjakatar.

Më Shumë

Liria konfirmon: Mateo Qarri mbetet bardhezi

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Mateo Qarri, duke e konsideruar atë si një lojtar me vlera të veçanta për klubin, raporton...

50 vjet karrierë Menan Kiseri

Një nga grupet më të famshme të kohës së artë të rokut shqiptar, Menkis, po kremton sonte dekadën e pestë të daljes së parë...

Lajmet e Fundit