3.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Kryeprokurori nuk dekretohet pa folur Kushtetuesja

Prokuroria e Shtetit-logoPresidentja Atifete Jahjaga nuk do të dekretojë menjëherë Aleksandër Lumezin si kryeprokuror Shteti, nëse të premten ai zgjidhet në këtë funksion nga Këshilli Prokurorial.

Një burim i gazetës ka thënë të mërkurën se shefja e shtetit është përcaktuar që, para se të vendosë për dekretin, të presë përgjigje nga Gjykata Kushtetuese përkitazi me procesin e fundit zgjedhor për kryeprokurorin, në të cilin vetëm Lumezi ka ngelur kandidat, shkruan sot Koha Ditore.

Pesë të tjerë – Shyqyri Syla, Imer Beka, Metush Biraj, Laura Pula e Agron Galani – janë tërhequr nga gara, me arsyetimin se në të kishte anshmëri dhe ishte e komprometuar. Lumezi ka thënë se ky ishte një veprim i koordinuar, me qëllim që të komprometojnë procesin. Ai ishte zgjedhur edhe para tetë muajsh, por Kushtetuesja e kishte rrëzuar nëpërmjet një aktgjykimi.

Kushtetuesja e kishte urdhëruar Këshillin Prokurorial që të përsëriste procedurën e zgjedhjes, në pajtim me aktgjykimin dhe që të dorëzonte në Gjykatë informata për masat e ndërmarra për zbatimin e këtij aktgjykimi. Deri tash Këshilli nuk ka përcjellë ndonjë informatë.

Informata do të dërgohet pasi të ndodhë edhe votimi për kryeprokurorin.

Më Shumë

Kyan Anderson pritet të rikthehet sonte për Bashkimin në finalen e Kupës

Para finales së sontme të Kupës së Kosovës ndaj Trepçës, një lajm pozitiv vjen nga kampi i Bashkimit. Skuadra prizrenase pritet të ketë në dispozicion...

Sonte derbi i madh në Rahovec, përballen pretendentët për titull

Sonte nga ora 20:00, palestra “Mizahir Isma” do të jetë skenë e derbit të madh të xhiros së 17-të në Superliga e Kosovës në...

Pa pranga

Lajmet e Fundit