8.6 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Kryetari i Prizrenit inspekton punimet në rrugën “Rugova”

Në vazhdën e punimeve të shumta infrastrukturore, në rrugë të ndryshme, lagje e fshatra, në Komunën e Prizrenit, kryetari Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, sot shikuan nga afër punimet që po zhvillohen në rrugën “Rugova” në lagjen mbi spital.

May be an image of 4 people, people standing and road

Komuna ka bërë me dije se në këtë lagje së shpejti fillon asfaltimi në rrugën “Norë Kelmendi”, pasi të bëhet nivelizimi i pusetave.

“Këto projekte janë shumë të rëndësishme për rregullimin e infrastrukturës për banorët e zonës duke e lehtësuar jetën e tyre pas një periudhe të gjatë me vështirësi”, thuhet në njoftim.

“Gjatë muajit tetor do të punohet për rregullimin e infrastrukturës në shumë lagje brenda qytetit dhe në segmentet që lidhin të gjitha zonat e Komunës së Prizrenit, në përgjithësi, me ç’rast do të lehtësohet jeta e të gjithëve. Së bashku e ndërtojmë Prizrenin!”./ PrizrenPress.com

May be an image of 4 people, outdoors and text that says 'HAMM'

Më Shumë

Ka nisur vaksinimi dhe kontrolli pranveror i bagëtive në Rahovec

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka njoftuar se ka filluar procesi i vaksinimit dhe kontrollit të rregullt të bagëtive në territorin e komunës, në...

Xheladini: Nis vlerësimi në terren i dëmeve në Komunën e Dragashit

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka bërë të ditur se ka nisur procesi i vlerësimit të dëmeve në terren, pas takimit dhe...

Lajmet e Fundit