3.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Kryeziu, deputetëve: Na bëtë horë

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, është shprehur i pakënaqur me veprimet e fundit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Nëpërmjet një letre publike drejtuar deputetëve, të cilën e ka publikuar edhe në profilin e vet në “Facebook”, Kryeziu ka thënë se të zgjedhurit e popullit nuk kanë nevojë të bëjnë skena, por duhet të marrin vendime.
“Secilin vendim që e merrni, pro/kundër demarkacionit apo pro/kundër shkuarjes në zgjedhje është e drejtë dhe përgjegjësi e juaja. Vendimi juaj nuk është as fillimi e as fundi i shtetit tonë. Prandaj, nuk keni nevojë të pozoni as si heronj e as si tradhtarë. Sot dhe nesër, më e rëndësishme është marrja e vendimit se sa çfarë vendimi merrni. Askush s’do t`ju kryqëzoj. Është e drejtë dhe përgjegjësi kushtetuese e juaja”, ka deklaruar Kryeziu.
Ai ka thënë se deputetët me veprimet e tyre na bën horë.
“Na bëtë horë. Se latë kënd pa e lagë. I turpëruar nga ju edhe paaftësia juaj për të marrë vendime! Nuk keni nevojë të bëni skena, por duhet të merrni vendime. Duhet të mësohemi, jo vetëm NE, por edhe JU, të jetoni me vendimet tuaja”, ka theksuar Kryeziu.
 
Postimi i plotë i Ismet Kryeziut:
Letër deputetëve,
Për deputetët e pozitës:
Të qenit deputet më së paku është privilegj- është përgjegjësi. Së paku kështu na keni thënë kur e keni kërkuar besimin tonë për t`ju veshur me përgjegjësi. Kosova nuk është në gjendje të jashtëzakonshme, ndaj më së paku ka arsye të trajtohet si e tillë. Jeni deputetë, e keni mandatin, e keni pushtetin, për të zgjidhur situata me nevoja urgjente e të jashtëzakonshme, të komplikuara e me peshë. Jo për ta bërë të kundërtën, kur shteti duket në gjendje të jashtëzakonshme, shkaku i paaftësisë, lakmisë apo huqeve tuaja personale. Jeni bërë për t`ua përkujtuar maksimën e vjetër sipas së cilës “nëse flenë me fëmijë qohesh i lagët”. Na bëtë horë. Se latë kënd pa e lagë. I turpëruar nga ju edhe paaftësia juaj për të marrë vendime! Nuk keni nevojë të bëni skena, por duhet të merrni vendime. Duhet të mësohemi, jo vetëm NE, por edhe JU, të jetoni me vendimet tuaja.
Për deputetët e opozitës, vetëm dy fjalë:
Vendimet tuaja janë përgjegjësi edhe e drejtë e juaj kushtetuese, të mira apo të këqija. E rëndësishmja është të sillni vendime. Secili veprim tjetër pengues i juaji kundër deputetëve/ kolegëve tuaj për të marrë vendim do jetë uzurpim i përfaqësimit edhe bie ndesh me vlerat kushtetuese.
Për të gjithë deputetët pozitë e opozitë:
Secilin vendim që e merrni, pro/kundër demarkacionit apo pro/kundër shkuarjes në zgjedhje është e drejtë dhe përgjegjësi e juaja. Vendimi juaj nuk është as fillimi e as fundi i shtetit tonë. Prandaj, nuk keni nevojë të pozoni as si heronj e as si tradhtarë. Sot dhe nesër, më e rëndësishme është marrja e vendimit se sa çfarë vendimi merrni. Askush s’do t`ju kryqëzoj. Është e drejtë dhe përgjegjësi kushtetuese e juaja. Ndonëse fatura e vendimit tuaj në fund të fundit do ta ketë koston më të lartë për NE që ju kemi zgjedhur!

 

Më Shumë

Vetëm hëna ka besë

Shkruan: Qazim Thaçi E si ta takojë hënën besnike Ti them hallin tim të madh Se e dua deri në amshim atë Që dëshmitarë hënën ia pata lënë E...

Moti sot, kryesisht i vranët priten reshje shiu dhe bore

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm deri të lartë. Në viset...

Lajmet e Fundit