24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Kuçi: Nuk do të lejohet fushata e Serbisë në Kosovë

Kuci-hajredin5-30Ndalesa e Qeverisë së Kosovës për zyrtarët e Beogradit për periudhën sa zgjat fushata elektorale do të diskutohet në Bruksel, ku baronesha Catherine Ashton do t’I ulë përballë dy kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq. Derisa zyrtarë nga Beogradi presin që vendimi për vizita në Kosovë të ndryshojë pas takimit në Bruksel, Qeveria e Kosovës ka thënë se do t’ia bëjë të qartë kryeministrit serb se nuk mund të hyjë në Kosovë për të bërë fushatë elektorale, shkruan “Koha Ditore”.

Sipas analistëve ky takim mund të kalojë në një atmosferë të të tensionuar, shkaku i frustrimit të kryeministrit serb pas ndalesës për të hyrë në Kosovë.

“Ashton dhe dy kryeministrat në takim do të shqyrtojnë përparimin në zbatimin e marrëveshjes nga dialogu, në veçanti kur është fjala për përgatitjet e zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit”, ka thënë Kocijançiq.

Pavarësisht kërcënimit të Daçiqit për tërheqje nga dialogu, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se pala kosovare nuk do të zmbrapset karshi shantazhit të kryeministrit serb.

Qëndrimi I kryeministrit Thaçi me homologun e tij Daçiq, sipas Kuçit, do të jetë i qartë. Ndërkaq kërcënimin e Daçiqit pas ndalesës për të marrë pjesë në tubimin elektoral të Iniciativës Qytetare Serbe në Shtërpcë, Kuçi e sheh si hidhërim dhe veprim të inercionit.

“Do të diskutohet edhe kjo çështje dhe unë besoj se pala kosovare do ta ketë qëndrimin i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me Marrëveshjen e 19 prillit, por edhe me frymën evropiane”, ka thënë Kuçi.

“Ne jemi për atë që të inkurajohen serbët lokalë për të dalë në zgjedhje por jo që të kemi fushatë elektorale të Serbisë në Kosovë”, ka shtuar Kuçi.

Më Shumë

Aksident në Rahovec, s’dihet për të lënduar

Një aksident trafiku raportohet të ketë ndodhur tek “Epopeja” në Rahovec. Në pamjet e publikuara nga portali lokal “Rahoveci n’fokus”, shihet se dy vetura janë...

Vjedhje në Marali të Malishvës/Hajnat marrin 25 mijë euro dhe ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Marali të komunës së Malishevës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në...

Lajmet e Fundit