11.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

Kupa e Italisë, sonte ndeshja e kthimit/ Ronaldo apo Lukaku, kush është më vendimtar?

Rikthehet sonte derbi i Italisë. Juventus dhe Inter përballen në kuadër të ndeshjes së dytë gjysmëfinale në Kupën e Italisë. Ata kanë shënuar 30 gola të kombinuar deri më tani këtë sezon, por kush është më vendimtar?

“Zonja e Vjetër” fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2-1 në “Giussepe Meazza” javën e kaluar. Lukaku humbi ndeshjen e parë për shkak të një pezullimi dhe do të kthehet në formacionin e Interit këtë mbrëmje.

Belgu nuk ka shënuar kurrë kundër Juventusit në karrierën e tij, ndërsa Ronaldo ka katër gola në nëntë ndeshje kundër Inter, por kurrë nuk ka gjetur rrjetën kundër zikaltërve në “Allianz Stadium”.

Ronaldo ka shënuar 16 gola në Serie A deri më tani këtë sezon, ndërsa Lukaku ka 14. Portugezi ka shënuar një gol në çdo 90.7 minuta, ndërsa Lukaku ka arritur një në çdo 107.5 minuta. Ronaldo ka shënuar shtatë gola vendimtar ndaj pesë të Lukakut.

RONALDO

Golat: 16

Paraqitje: 17

Minuta: 1452

Minuta për gol: 90,7

Goli vendimtar: 7

Pikët: 8

LUKAKU

Golat: 14

Paraqitje: 20

Minuta: 1505

Minuta për gol: 107.5

Goli vendimtar: 5

Pikët: 8

Më Shumë

Drejtori i Spitalit të Prizrenit viziton Repartin e Hemodializës në Ditën Ndërkombëtare të Veshkës

Në kuadër të shënimit të Dita Ndërkombëtare e Veshkës, drejtori i Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, Osman Hajdari, ka zhvilluar një vizitë...

Aroma e pitalkës që tradicionalisht përcjell darkat e Ramazanit në Prizren

Asgjë nuk mund të krahasohet me aromën e pitalkës kur bie muzgu i mbrëmjes dhe je duke ecur pranë furrave të bukës nëpër qytet...

Lajmet e Fundit