3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Kurti kërkon që të votohet Rexhaj

kurti ortokollLideri i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, vlerësoi se qyteti i Prizrenit është kryeqyteti i gjithë shqiptarisë. Sipas tij, ky qytet është lënë pas dore në vitet e pasluftës

“Prizreni nuk është vetëm qyteti i dytë më i madh i Kosovës, por edhe kryeqyteti i gjithë shqiptarisë, i cili është lënë pas dore këto vitet e pasluftës. Ne nuk kemi nevojë të shpikim gjëra të reja, por t’i rifunksionalizojmë ato që janë ngelizhuar vazhdimisht nga qeveria qendrore dhe lokale: indistrinë, zejtarinë dhe bujqësinë”.

Kurti tha se premtimet e rrejshme të pushtetarëve janë joreale në shifra dhe aspak përmbajtësore. “Këtu tregojnë keqpërdorimin e taksave të qytetarëve të Prizrenit, të cilat, nëpërmjet manipulimit në tendera, do t’u kalojnë pushtetarëve. Milionat e premtuara nuk janë të kryeministrit, por paratë tuaja. Të pasurohesh nga politika është kriminale. Një pushtet që nuk po e gjykon as drejtësia, le ta dënojë populli”

Ai kërkoi nga qytetarët që me 3 nëntor të votojnë kandidatin e VV-së për kryetar të Prizrenin, Arbër Rexhaj. ”Unë ju bëj thirrje që të votoni jo vetëm për Arbërin, por edhe për kanditatët për Asamblenë Komunale në mënyrë që Arbëri ta ketë mbështetjen e mjaftueshme për të demokratizuar pushtetin lokal”, tha Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje! ka mbajtur tubim publik me banorët e lagjes “Ortakoll” në Prizren. Kandidati për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj tha se në tre vjet pjesëmarrje brenda institucioneve qendrore, Lëvizja Vetëvendosje! ka qenë opozita e vetme, e cila mbron të drejtën e qytetarëve të Kosovës me çdo kusht.

“Në këto zgjedhje lokale ne garojmë me listën më të re, më të mirë dhe me alternativën më të duhur për Prizrenin. Me kanditatët nga shtresat e ndryshme shoqërore, ne jemi ajo rrugë e ndryshimit e cila është rrugë e profesionalizmit. Sot, ne kërkojmë mbështetjen tuaj për ta dëshmuar vetveten, ndaj ju bëjmë thirrje të bëheni pjesë e fitores sonë të përbashkët për një të ardhme më të mirë”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

2400 pako ushqimore dhe higjienike ndihmë për familjet në nevojë në Prizren

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prizrenit ka realizuar shpërndarjen e 2400 pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë. Ky...

Kanosi dhe ofendoi policët, arrestohet një person në Suharekë

Një person është arrestuar në Suharekë pasi që i njëjti kishte kanosur dhe ofenduar policët. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull...

Lajmet e Fundit