9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Kurti ngushëllon familjen Qena

Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar familjen dhe dashamirësit e aktores së shquar të Kosovës, Leze Qenës, e cila ndërroi jetë sot.

“Sot në orët e mëngjesit aktorja e dashur për publikun tonë, zonja Leze Qena, ndërroi jetë. Ajo gjatë jetës së saj ka pasur një repertor të gjerë teatror, dhe ka luajtur shumë role në kinema e televizion. Një jetë kushtuar artit, është një jetë kushtuar publikut. Kur artistët vdesin, pikëllohemi të gjithë. Por dashurinë dhe respektin artistëve duhet t’ua japim gjatë kohës që janë gjallë, sidomos ne politikanët. I bashkohem përkujtimit të zonjës Leze Qena, i cili në kushtet e pandemisë, fatkeqësisht do të duhet të zhvillohet nga shtëpitë e banesat tona”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Më Shumë

Rreth 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24-orë, policia njofton për mbi 50 aksidente

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se janë shqiptuar 2 mijë e 181 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, njofton policia, kanë...

Komisionerët nga Dragashi para Krimeve Ekonomike në Prizren – vazhdojnë intervistimet për manipulim votash

Vazhdon seria e intervistimeve në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prizren, ku sot janë paraqitur edhe komisionerë nga komuna e Dragashit, të...

Lajmet e Fundit