13 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Kurti niset drejt Mynihut, e pret paneli me Vuçiqin

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës ka udhëtuar sot për në Mynih ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express nga zyra e kryeministrit.

Kjo është konferenca e parë ndërkombëtare e Kurtit në postin e të parit të qeverisë së Kosovës.

Express merr vesh se bashkë me Kurtin është edhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Aty po merr pjesë edhe presidenti Hashim Thaçi, që sot së bashku me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Konsett ishin të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudha dhe autostradë në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Para se të shkonin në Gjermani, Kurti ka kërkuar që të bashkërendojnë qëndrimet duke i dërguar një letër për takim presidentit Hashim Thaçi./Express/

Më Shumë

Xhiroja e fundit e Superligës: Beteja vendimtare për play-off dhe mbijetesë

Mesjava sjell fundin e sezonit të rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, ku gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit: pozitat e...

Marca: Lotët e një “luftëtari”

Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca. Sulmuesi kosovar...

Lajmet e Fundit