6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kurti: Njohja nga pesë shtetet, lehtëson procesin e anëtarësimit në BE

Kryeministri i Kosovës,Albin Kurti, në mbledhjen e sotme ka folur marrëveshjen për viza, për aplikimin e Kosovës në BE dhe për miratimin e buxhetit të Kosovës për vitin 2023. Kurti tha njohja e Republikës së Kosovës, nga pesë shtetet e BE-së, do të lehtëson procesin e anëtarësimit në BE.

Kryeministri Kurti në mbledhjen së sotme të Qeverisë, fillimisht foli për aplikimin që bëri të enjten në Çeki, vendit që kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian, për anëtarësimin e Kosovës në BE.

 

Kurti në hapjen e sotme të mbledhjes së qeverisë tha se me këtë veprim është dhënë cak orientimit evropian. Në mbledhjen qeverisë kryeministrin Kurti foli për vizat që, sipas tij arrihet më së largu në janar të vitit 2024.

Sipas kryeministrit Kurti integrimi do të thotë edhe njohje edhe integrim edhe pranim do të thotë edhe ndërvarësi. “Krahas meritës sonë njohja e 5 shteteve të BE, që ende nuk na kanë njohur, sigurisht se do ta lehtësonte procesin e përshpejtimit të anëtarësimit, njohje që mundëson anëtarësim dhe integrimi ndërkombëtar”, tha mes tjerash kryeministri Kurti.

Kurti foli edhe për miratimin e buxhetit nga ana e Kuvendit të Kosovës mbrëmë, më ç’rast falënderoi deputetët e Kosovës për kontributin tyre në këtë çështje.

Kurti foli edhe për miratimin e buxhetit nga ana e Kuvendit të Kosovës mbrëmë, më ç’rast falënderoi deputetët e Kosovës për kontributin tyre në këtë çështje.

Lidhur me buxhetin e miratuar dje e që kap shifrën mbi 3.2 miliardë euro, kryeministri Kurti tha se do të mundësojë zhvillimin e arsimit, në sferën ekonomike, kulturore, po edhe në fushën e ushtrisë.

Qeveri me strategji për energjinë deri në vitin 2031

(E plotësuara) Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur e ka miratuar Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-2031.

Qeveria nis mbledhjen, shqyrtohen 6 projektligje

Qeveria e Kosovës nis mblidhjen e radhës ku pritet të shqyrtohen gjashtë projektligje.

Pikë e parë e kësaj mbledhjeje do të jetë shqyrtimi i Draftit të Strategjisë të Energjisë së Republikës së Kosovës 2022-20131 (ME).

Shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë (MKRS) është pika e dytë.

Pikë tjetër është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Energjinë (ME).

Në këtë mbledhje, Qeveria do të shqyrtojë Draftin e Koncept dokumentit për Rininë (MKRS).

Gjithashtu do të shqyrtohet edhe drafti i Programit Edukativ për nxënësit e klasës së njëmbëdhjetë në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë “Edukimi për Siguri” (MASHTI).

Si edhe, do të bëhet shqyrtimi i Propozim-vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore (MFPT). Dhe pika e fundit si zakonisht të ndryshme.

Më Shumë

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Ndërron jetë veterani i arsimit prof. Sahit Sahitaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që kontribuoi në arsimim të brezave të shumtë. I ndjeri ka qenë i padeshiruar për ish...

Lajmet e Fundit