13.1 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

Kurti: Presim marrëveshje në Ohër, Asociacioni nuk është e mundur sipas ligjeve të Kosovës

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha në një intervistë për Euronews se pret të arrihet një marrëveshje në takimin e ardhshëm me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Ohër dhe sërish hodhi poshtë mundësinë e formimit të Asociacionit.

“Ne është dashur ta nënshkruajmë marrëveshjen më 27 shkurt. Për fat të keq, presidenti i Serbisë nuk ka dashur. Kjo marrëveshje bazë e propozuar nga BE-ja paraqet një bazë solide për të ecur përpara dhe shpresoj që më në fund do ta arrijmë më 18 mars. ”, tha Kurti.

Ai përsëriti se nuk do ta përmbushë kërkesën e Serbisë për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

“Unë jam këtu si kryeministër i të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga identiteti i tyre kombëtar, përkatësia kombëtare apo fetare. Prandaj dua t’i kënaq të gjithë qytetarët sipas të drejtave, nevojave dhe kërkesave të tyre. Zgjidhjet njëkombëtare, për shkak të rendit juridik. të republikës sonë demokratike, nuk janë të mundshme”, theksoi Kurti.

Më Shumë

48 vjeçari nga Prizreni ndërron jetë pas aksidentit në Kukës – trupi i viktimës ishte dërguar për obduksion në Shqipëri

Një 48-vjeçar nga Prizreni  ka humbur jetën tetë ditë pas një aksidenti të rëndë trafiku që kishte ndodhur në territorin e Shqipërisë. Sipas burimeve të...

Aktakuzë ndaj shtetasit turk që vrau vajzën e tij me thikë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit turk me inicialet M.G në dyshimet se i njëjti kishte vrarë me thikë vajzën e...

Lajmet e Fundit