3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Kush llomotit atje ?!

NijaziAdemaj-ldk-zhurShkruan: Nijazi Ademaj

Një kohë të gjatë shkruhet nga njerëz pseudo(llomotitës)analistë, të cilët janë ngritur në mbrojtje të skizofrenisë më ekstreme të mundshme. Për disa groshë të shkretët bëjnë punën e djallit, sipas klishesë së sundimit fisnor e bajraktarizmit krahinor! Mistikët e llojit burdushian ende besojnë në atë se përmes mashtrimeve masive mund të mbajnë pozita me përgjegjësi publike pa treguar asnjë rezultat tash e 24 vjet!

Është për t’u vajtuar vajtimi i telallve të oborrit mjeran, të cilët çdo ditë predikojnë ligjërata për demokracinë e lirinë e shumëpritur, ndërsa vetë kërkojnë vazhdimin e vetëdijes së instaluar me dekada nga regjimet okupatore për pushtet absolut dhe të pafund të individit! Mjerranët asnjëherë nuk gjetën vend e as hapësirë për planet e tyre shkatërruese ideologjike njëmendsore.

Dhe tash kur e shohin se vetëdija jonë kolektive politike dukshëm ndryshon nga vitet a para të pasluftës së II-të Botërore, ngrihen si lugetër për të qenë të pazëvendsueshëm në postet publike.

Me këtë rast opinionit publik ia kam për borxh t’i sqaroj se unë, Nijazi Ademaj, ing.mak.(me profesion) nuk jam satelit i paraprojektuar i interesave makabre të cinizmit, injorancës provinciale dhe narcizoizmit anadollak! Rrjedhë nga një familje me nam intelektual dhe patriotik.

Në vetëdijen time individuale e kam te pjekur mirëbesimin, tolerancën, bashkëpunimin për të vepruar në favor të patriotizmit. Këto veti e kanë veçuar punën time 24 vjeçare si anëtar i LDK-së, si përfaqësues dhe drejtues i organeve më të larta partiake dhe pozitave instiucionale shtetërore që nga zgjedhja ime për deputet të Legjislacionit të II-të Parlamentit të Republkikës së Kosovës e deri në ditët e sotme si anëtar i Bordit të ART-së.

Unë Nijazi Ademaj nuk jam shtyrë me bërryla për t’u kandiduar për të parin e Komunës së Prizrenit, porse në mënyrë statutore të LDK-së dhe sipas normave ligjore jam kamdiduar nga nëndegët dhe Kryesia e Degës së LDK-së në Zhur.

Mos harroni, jamë kandiduar në mënyrë unanime dhe pa asnjë kundërshtim!

Krenohem me moralin publik timin, me besnikërinë ndaj njerëzve të zakonshëm dhe ndaj anëtarësisë së devotshme të LDK-së!
(Autori është anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zhur, si dhe kandidat për kryetar të Prizrenit nga Dega e LDK-së në Zhur për zgjedhjet Komunale të vitit 2013)

 

Më Shumë

Edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se po e monitoron situatën pasi Sistemi Evropian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm për ngarkesat me...

Nis Liga Unike: Bashkimi në Grupin A dhe Ylli në Grupin B

Sot nis sezoni i ri i Ligës Unike Meshkujt, ku 12 skuadra nga Kosova dhe Shqipëria do të konkurrojnë në dy grupe, duke sjellë...

Lajmet e Fundit