Kushtetuesja i thotë “po” Speciales

Gjykata Kushtetuese ia ka hapur “dyert” Kuvendit të Kosovës për të proceduar themelimin e Gjykatës Speciale, një organ ndërkombëtar që do të merret ekskluzivisht me gjykimin e ish-guerilëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën dyshimin për krime të luftës.

Institucioni që drejtohet nga Enver Hasani, të mërkurën e ka pranuar kërkesën e kryeparlamentarit Kadri Veseli, duke thënë se ndryshimi i Kushtetutës së vendit për shkak të themelimit të Gjykatës Speciale nuk i pakëson të drejtat dhe liritë e garantuara me Kapitullin II të aktit më të lartë juridik të vendit.

Neni i ri ka të bëjë me krijimin e kësaj Gjykate, që do të drejtohet nga prokurorët dhe gjyqtarët ndërkombëtarë, të cilët do të merret me pretendimet e senatorit zviceran Dik Marti për krimet e mundshme të UÇK-së gjatë periudhës 1998-1999…/zeri/

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Lajmet e Fundit