Ky është prokurori që do të hetojë krimet e supozuara të UÇK-së: Ja çfarë thotë Vukçeviq për të

David Schwendiman do të jetë i emëruar shef i prokurorisë pranë Gjykatës Speciale për krimet e supozua të disa pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), raporton e përditshmja serbe “Blic”

Para kësaj detyre të re, avokati amerikan me prejardhje hebraike ka punuar në Bosnjë dhe Hercegovinë si prokuror ndërkombëtar nga viti 2006 deri në vitin 2009. Ai ka udhëhequr Dhomën Speciale në Prokurorinë boshnjake për krime lufte gjatë dy viteve të fundit.

Ka qenë i angazhuar për raste të mëdha dhe është njohës i mirë i rrethanave në Ballkan, transmeton Indeksonline.

Pas Bosnjës, Schwendiman e ka vazhduar punën si ndihmës i prokurorit federal në shtetin e lindjes, Juta në SHBA, dhe ka ligjëruar po ashtu në Universitetin e këtij shteti. Më pas ai ishte angazhuar në Afganistan në hulumtimin e përvetësimit dhe korrupsionit.

Si zyrtar i Departmanetit amerikan të Drejtësisë ka punuar edhe në Bangladesh, Tajlandë dhe Vietnam. Në ekipin e tij në Kosovë do të jenë kryesisht shtetas evropian, por do të ketë edhe amerikanë dhe kanadezë.

Schwendiman është lavdëruar nga prokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukçeviq.

“E njoh si profesionit derisa ishte zëvendësprokuror në Bosnje. E kemi parë disa herë. Ka punuar në lëndë të mëdha dhe të vështira me shumë profesionalizëm”, ka thënë Vukçeviq.

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Lajmet e Fundit