1.2 C
Prizren
E diel, 19 Janar, 2025

Ky vit do të jetë i imi

kengetarjaKëngëtarja Filloreta Raçi ka marrë pjesë në shumë festivale. Ndër më të vequarit mbetet ’The voice of Albania. Ky ishte edicioni i parë ku mori shumë momente pozitive për zërin e saj të fuqishëm. Ajo, ka vazhduar të punojë në projekte të ndryshme gjatë kësaj kohe.Këto ditë është paraqitur edhe në Festivali ‘Top Fest 11’ me një këngë shumë të bukur.Raçi në një intervistë të shkurtër për “PrizrenPress” shpalosë të arriturat dhe të ardhmën e saj në muzikë

Jeni pjesëmarrëse në ‘Top Fest’, më thuaj si ishte emocioni?

Filloreta Raçi : Është hera ime e tretë që marrë pjesë në ‘Top Fest’. Kësaj rradhe me një baladë të tipit ‘pop rnb, pop rock’. Është këngë me të cilën jam dashuruar në te prej momentit që kam nisë së bashku me producentët ‘Zzap&Nchris’ të punoj. Emocioni ka qenë shumë i fortë. Kam qenë në ethe deri sa kam përfundu perfomancën. Jam ndjerë sikur për herë të parë kur kam dal në skenë.

Si ishte reagimi i publikut?

Filloreta Raçi :Prej publikut u prit shumë mirë . Tash presim prej audiences jashtë si do pritet . Një këngë shumë e bukurë .
E perjetove shumë me emocion gjatë interpretimit ka të bëj diqka me jetën tende?

Filloreta Raçi : Nuk është se s’kam qenë e dashuruar. Lidhet me jetën time ,por nuk është që jam ende e dashuruar. Atë e thotë edhe teksti, për të cilën i falenderohem edhe Bujar Veselit për ndihmën qe më ka ofru edhe më ka ndihmuar të punoj një tekst kaq te mirë. Gjithësesi pritet të dashurohem, jam beqare jam artiste, dashuria është e shenjtë për mua .Është gjynah mos ti këndoj dashurisë.

Na fol pak për realizimin e këngës?

Filloreta Raçi : Kënga është punuar nga dy producentët me të cilët unë tash punoj dhe nuk kam ndërmend të ndërpresë bashkëpunimin. Ata janë ‘Zzap&Chriss’ , producentë të shumë hiteve që ishin vitin që shkoi,mirëpo, edhe të shumë këngëve të tjera që do vijnë këtë vit. Teksti është punuar nga Bujar Veseli në bashkëpunim me mua. Është njëra prej këngëve të mia më të mira. Jam e bekuar me këtë këngë.

Shumë artistë të ri janë pjesëmarrës në këtë edicion. Çka pritni nga ky edision”

Filloreta Raçi Me këtë këngë pres të depërtoj më lartë. Është këngë tipike e festivaleve të muzikës moderne, deri tash është prit mirë edhe nga publiku uroj që të arrijë më tepër. Pres shumë.

Projektet e radhës

Filloreta Raçi : Pas ‘Top Festit’ prej Filloretës pritet shumçka.Mirëpo, s’dua të bëj të ditur asgjë po e lëmë për surprizë. E kam thënë shumë shpesh edhe në rrjetin social që’ky vit do të jet i imi”/Intervistoi: Bashkim Kajdomçaj/

Më Shumë

Kosova U18 kampione e Evropës në IHF Trophy

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka triumfuar në IHF Trophy për zonën evropiane, duke siguruar kualifikimin në fazën ndërkontinentale, ku do të luftojë...

557 vjet nga vdekja e Skënderbeut!

Sot mbushen plot 557 vjet nga vdekja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Skënderbeu vdiq më 17 janar të 1468-ës, në Lezhë. Gjergj Kastrioti,...

Lajmet e Fundit