17.4 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Latifi: E dinim se do të fitojmë

Pas përfundimit të procesit të rinumërimit të votave të tri vendvotimeve dhe numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë në QNR është konfirmuar fitorja e Smajl Latifit të AAK-së në garën për kryetar të Rahovecit.

Latifi, përmes një postimi në Facebook ka theksuar se nuk i është frikësuar rinumërimit dhe se ishte i bindur në vullnetin e qytetarëve të Rahovecit për ndryshim.

Postimi i plotë i Latifit:

“Ne nuk iu frikësuam rinumërimit – ishim të bindur se vullneti i qytetarëve të Rahovecit është ky që është, ata treguan më 22 tetor, 19 nëntor e edhe sot më 26 nëntor, se duan ndryshim.

Dua t’i falënderoj të gjithë ata që votuan me kusht dhe mërgimtarët të cilët vetëm sa e thelluan fitoren tonë! Le t’i rikthehemi bashkë punës, pas çertifikimit të rezultatit!”, ka shkruar Latifi. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizreni i heshtur pas humbjes së Kosovës

Me t’u zyrtarizuar humbja e Kosovës nga Turqia, tifozët që kishin dalë për të ndjekur ndeshjen në “Shatërvan” të Prizrenit, u shpërndanë të heshtur. Aty...

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për Regjionin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka...

Lajmet e Fundit