Latifi viziton punimet në Palestrën Sportive në Rahovec

Pas, nënshkrimit të kontratës me operatorin ekonomik për fillimin e punimeve në Palestrën Sportive në Rahovec, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga Ervin Hoxha, drejtor i DKRS-së dhe Berat Duraku, drejtor i DPBZHR, kanë parë nga afër punimet të cilët janë duke u bërë nga kompania kontraktuese nga ana e Komunës.

Gjatë vizitës së Kryetarit dhe stafit të tij janë informuan nga përgjegjësit e firmës kontraktuese se fillimisht është bërë pastrimi i objektit brenda dhe poashtu edhe në disa pjesë jashtë objektit të palestrës, ata thanë gjithashtu se punët janë duke shkuar sipas planit dhe deri më tani nuk është paraqitur ndonjë problem në uljen e intensitetit të punëve.

Kryetari Latifi, gjatë vizitës ka kërkuar nga përgjegjësit e operatorit ekonomik të cilët janë duke i kryer punimet në Palestër, që punët të kryhen me seriozitet dhe ashtu siç është paraparë me kontratë. Në vazhdim, Kryetari është shprehur se me përfundimin e Palestrës, klubi ynë i basketbollit do ti zhvilloj lojërat si vendas në këtë palestër dhe ne do të punojmë, që të riaktivizohen edhe klubet tjera që po i mungojnë sportit Rahovecas.

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit