17.1 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

LDK çel derën për PDK

HakiRugova-ldk14Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të marrë vendim të prerë, në takimin e nesërm, për rolin që do t’ia caktojë vetes në krijimin e institucioneve.

Para së gjithash, do ta sqarojë pozicionin lidhur me qëndrimin ose jo në Bllok, ku përcaktues është posti i Kryeministrit i kërkuar nga LDK ndërkohë që Ramush Haradinaj ka vendosur të mos lëshojë pe nga Marrëveshja e 10 qershorit.

Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugova, thotë për Politiko.net se vendimi për hapat e ardhshëm të kësaj partie do të merret nesër, në takimin e Këshillit të Përgjithshëm.

“Ne kemi dalë sot me një prononcim, pas takimit të Kryesisë. Më vonë, e kemi një takim edhe me Kryetarët e Degëve, ndërsa nesër e kemi Këshillin e Përgjithshëm të LDK’së, ku do të dalim me qëndrim më të qartë se çka më tutje”.

Por, a do ta përjashtonte LDK një koalicion me PDK’në, në rast se projekti i menduar i Bllokut dështon?

Haki Rugova është zyrtari i parë nga Kryesia e LDK’së që publikisht nuk përjashton mundësinë që të bisedohet edhe me PDK’në, e cila zyrtarisht ishte refuzuar deri tash nga kjo parti.

“Nuk jemi të mbyllur për asnjë lloj bisede, me askënd. Do ta shohim se çfarë do veprojmë më tutje”, ka deklaruar Rugova për Politiko.net.

LDK, si partia e dytë më e madhe në vend, ka tri opsione para vetës në tavolinë, për të cilat do të diskutohet në takimin e nesërm të Këshillit të Përgjithshëm.

Opsioni i parë është që të mos tërhiqet nga insistimi që LDK’së ta ketë Kryeministrin e nominuar nga Blloku, e që rrjedhimisht, nëse AAK mban qëndrimin e saj për të mos lëshuar pe, nënkupton prishjen e Bllokut. Më tutje, LDK do të përcaktohet të mbetet në opozitë, ose të shkojë në koalicion me PDK’në me kushtin që ta ketë Kryeministrin.

Më Shumë

Mulliri i Tabakhanes – dëshmi e trashëgimisë së gjallë në Prizren

Mulliri gjendet në kompleksin e“Tabakhanes”, i cili shtrihet në bregun verior të Lumbardhit, në mes të Xhamisë së Ahmed-Beut, Xhamisë së Suziut dhe ndërtesës...

Zbulohen rrjetet e kontrabandës me emigrantë në Vërmicë: Dhunë, kërcënime dhe milionat që qarkullojnë

Është transmetuar hulumtimi i cili shfaq prova filmike për rrjetet e rrezikshme të kontrabandës me emigrantë në Vërmicë. Në këtë pjesë kufitare mes Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit