11.8 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

LDK me “ekspres” Kuvend

IsaMustafa-LDKIsa Mustafa, mund t’ia shohë hairin zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Partia të cilën e udhëheq ai ka filluar përgatitjet për mbajtjen e kuvendit të ri zgjedhor, por shpallja e mundshme e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nga ana e presidentes Atifete Jahjaga, do ta detyronte këtë parti që t’i përshpejtonte procedurat për mbajtjen e atij kuvendi.

Kësisoj, në mungesë të kohës për zhvillimin e garës elektorale brenda partisë, do të bënte që Isa Mustafa në një kuvend ekspres të rikonfirmohej si i pari i LDK-së. Njëjtë si LDK pak para zgjedhjeve të parafundit kishte vepruar edhe Partia Demokratike e Kosovës, e cila brenda një kohe shumë të shkurtër kishte organizuar kuvendin zgjedhor. Një kuvend i tillë ishte zhvilluar vetëm për të mundësuar pjesëmarrjen në zgjedhje.

Megjithatë, nënkryetarja e kësaj partie, Teuta Sahatçija, ka mohuar mbajtjen e një kuvendi “ekspres”. Sipas saj, kjo parti do të mbajë një kuvend të mirëfilltë zgjedhor. Po ashtu ajo ka thënë se nga degët është kërkuar qe të rishikohet rregullorja për zgjedhje dhe janë kërkuar disa ndryshime në mënyrë që ky proces të jetë i udhëhequr sa më mirë./tribuna/

Më Shumë

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren

Një burrë është gjetur pa shenja jete të hënën në Prizren. Policia bën të ditur përmes raportit se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi...

Drini i Bardhë sfidon liderin në Mitrovicë

Drini i Bardhë do të përballet në transfertë me liderin e Ligës së Dytë, Mitrovicën, në kuadër të javës së 29, raporton PrizrenPress. Mitrovica kryeson...

Lajmet e Fundit